>
BIOSHQIP

Burn, Promovimi I Klipit Te Ri

05-06-2012
Të enjten në mbrëmje, në njërin prej club-eve më të njohur në zonën e "Bllokut", "Sherlock Holmes", djemtë e grupit "Burn" kanë promovuar klipin e tyre më të ri, me titull "Njerëzit që takoj çdo ditë".

Prezentë në këtë aktivitet kanë qenë emra të njohur të skenës shqiptare, mes të cilëve Anjeza Shahini, Rosela Gjylbegu, Samanta Karavella, Landi dhe Miri i "West Side Family", Tergita Gusta, grupi "Lynx", talenti i ri Elis Nova, si dhe xhaxhai i liderit të grupit "Burn", Aleksandër Gjoka.
(Bluetooth)

Burn, Promovimi I Klipit Te Ri