TEKSTESHQIP

Burn: Ne Top Fest Synojme Cmimin E Madh

2-6-2012
Burn: Ne Top Fest Synojme Cmimin E Madh
Renis Gjoka i grupit "Burn": Ne "TF" protestojme ndaj hipokrizise ne muzike, synojme cmimin e madh

Numerojne shtate vite si grup, dhe planet i kane po bashke. Kenga me titull "Njerez qe takoj cdo dite' me te cilen konkurrojne neser ne finalen e "Top Fest 9", do te mbaje titullin e albumit te tyre te dyte. Renis Gjoka, solisti i grupit "Burn", flet per ambicien e grupit per te fituar cmimin e madh te ketij edicioni.

Grupi "Burn" eshte nje nga grupet finaliste te "Top Fest 9" me kengen "Njerez qe takoj cdo dite". Cilat jane pritshmerite tuaja per naten e cmimeve me 3 qershor?
Sigurisht qe jemi futur me pretendime ne kete edicion. Ne radhe te pare e rendesishme eshte qe kenga ka pasur pritshmerine e duhur. Per sa i perket kompeticionit, eshte nje gare ku te gjithe hyjne per te fituar.

Keni pohuar se kete kenge ia dedikoni hipokrizise ne art. Si e shihni veten sot ne boten mes artisteve?
Ne kemi vendin tone ne kete bote te artisteve dhe sigurisht vendimet per menyren e pozicionimit ne kete lloj bote, i marrim vetem ne pa u ndikuar nga asnje faktor tjeter. Dhe perderisa eshte keshtu, mendoj se jemi te pacenuar nga keto "hipokrizi artistike".

Eshte folur se ne kete gare keni ambicie per fituar cmimin e madh. Cilet prej kengetareve i konsideroni pretendente te forte?
Sic e thashe me siper, ne gare garuesit futen per te fituar. Konkurrenca eshte shume e madhe. Nuk ia vlen te permend emra pasi jane me te vertete shume.

Disa dite para finales ju keni realizuar klipin e kenges, qe po transmetohet ne televizionet muzikore. Perse vendoset te beni nje klip para nates se cmimeve?
E verteta eshte qe ne kishim vendosur qe ne kohen kur kemi realizuar kengen, qe do t'i benim edhe klip. Thjesht i lame nje hapesire para se te realizonim videoklipin. Realizimi i klipit nuk ka lidhje me naten finale te "Top Fest".

Kendoni muzike rrok. Eshte kjo muzika e cila fiton para ne keto momente, apo kjo mbetet muzike e te apasionuarve? Keni menduar te ndryshoni ndonjehere per hir te tregut?
Nuk mendoj se muzika rrok eshte komerc, ku ta cilesojme "ne keto momente"?! Perkundrazi eshte nje nga rrymat me me pak hapesire ne tregun shqiptar. Megjithate, ne nuk kemi ndermend te ndryshojme per hir te tregut.

Keni shtate vite ne treg, kur planifikoni te nxirrni albumin tuaj te dyte?
Ne po punojme per albumin tone te dyte, qe duhet te dale kete vere. Titulli i tij do jete ai i kenges se fundit ne "Top Fest", pasi duam t'i shkojme deri ne fund protestes sone kunder hipokrizise.
Burn
Njerëzit Që Takoj Cdo Ditë
[Teksti dhe Klipi]
(panorama plus)

Komente 0