TEKSTESHQIP
Çelësi Muzikor 8 (2014)
Çelësi Muzikor 8
Këtë vit ky festival i ka dhënë mundësi edhe artistëve të vegjël që të provojnë emocionet e një garë me këngë të reja duke ia kushtuar atyre natën e parë. Ndërsa në netë të tjera vijnë artistë të rinj dhe me emër të skenës shqiptare që edhe këtë vit marrin pjesë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.

Organizatorët e këtij festivali këtë vit kanë bërë përzgjedhjen e krijimtarisë më të mirë të prodhimeve të reja muzikore ku prurja edhe këtë vit ka qenë e madhe, ndërsa është i vetmi festival që mendon edhe për muzikën folk duke iu dhënë hapësirë artistëve të kësaj rryme muzikore.

Emra të njohur dhe të rinj e të talentuar si Mira Janji, Albana Mesuli, Hysni Alushi, Ertila Koka, Zana Paloja, Ardit Behxheti, Lyric Master, Shkumbin Miftari, Valmir Gashi, Lea Legisi, Roni Morina e shumë të tjerë konkurojnë për natën finale dhe për cmimet që do të zbulohen nga mesi i muajit maj gjatë një super spektakli që është menduar.

Kategoritë në këtë festival janë: Juniors, Moderne, Pop Folk, Popullore. Kanë përfunduar netët garuese dhe finalja kur do ndahen çmimet pritet të jetë më 17 Maj 2014.

Edhe këtë vit kënga më e klikuar në Youtube do të fitojë cmimin e internetit, po ashtu drejtoresha e festivalit është Edona Memini, e prezantuesi edhe këtë vit është sërish Maksim Gjokaj.

Nata finale e Festivalit "Çelësi muzikor 8" do të mbahet më 15 maj 2014, në sallën e Teatrit Kombëtar të Gjilanit, në transmetim të drejtpërdrejt në Zico TV HD. Parakalimi në tepihun e kuq fillon nga ora 19:00, kurse festivali fillon nga ora 20:00.

Nikoqirë janë këngëtarja Ganimete Abazi dhe prezantuesi Maksim Gjokaj. Këtë vit festivali mbështetet nga Komuna e Gjilanit dhe Komuna e Deçanit.

Këngët të cilat shpallen fituese të dy çmimeve kryesore: Çmimi i madh pop-folk dhe Çmimi i madh moderne, fitojnë nga një videoklip nga dy produksionet kosovare Asha dhe Imagine. Këtë vit rikthehet prapë edhe kategoria për ‘juniorë’.

Këta janë finalistët:

Roni Morina - Gënjeshtra
Tex: Jorgo Papingji, Muz & Ork: Beni Baksi

Alban Markaj - Dy dashuri
Tex, Muz & Ork: Alban Markaj

Albana Mesuli & Ardit Bexheti - Je pikë në zemër
Tex: Avni Qahili, Muz: Naim Qukiqi, Ork: Eroll Dogani

Ecco ft. Dossi - Veç 1 jetë
Tex: Ecoo, Muz: Dossi, Ork: XXL Studio

Ertila Koka - Sa me ke munguar
Tex: Armand Trebicka Muz & Ork: Valter Beqo

Gentian Ramosaj - Ishte simpati
Tex: Gentian Ramosaj, Muz: TonniBeatz, Ork: Nushi Music

Hysni Alushi - Lozonjare
Tex: Armand Trebicka, Muz & Ork: Kujtim Balili

Lyric Master - Alone
Tex, Muz & Ork: Lyric Master

Mira Janji - Pa ty
Tex: Rozana Radi, Muz: Gramoz Kozeli, Ork: De Vox

Nazmije Dushullovci - Zemra ime shumë po vuan
Tex: Nazmije Dushullovci, Muz: Arsim Bunjaku, Ork: Istref Krasniqi

Shkumbin Miftari - Vetëm ti
Tex: Muz & Ork: Shkumbin Nebihu

Valon Buquku - Ike, ike
Tex: Fitore Berisha Muz & Ork: Beni Baksi

Zana Paloja - Ma ke marrë zemrën me hile
Tex: Bekim Bislimi, Muz & Ork: Fatos Canolli

"Çelësi muzikor" për herë të parë është mbajtur në vitin 2006 dhe si i tillë vazhdon të mbetet festival tradicional, i cili ka karakter garues muzikor. Zakonisht pjesëmarrësit janë këngëtarë të rinj, mirëpo nuk mungojnë as ata me karrierë të bujshme në fushën e këndimit. Ky festival paraqet një mundësi që artistët të shprehin talentin dhe krijimet e tyre muzikore në të gjitha zhanret e muzikës në gjuhën shqipe.
Image 1186947
Image 1127655
Komente 0