>
BIOSHQIP

Nisin Xhirimet E Klipit Të Ri Të Çiljetës

05-04-2016
Çiljeta Xhilaga ndodhet në Prishtinë ku ka nisur foto për prezantimin e këngës së re.
Siç ka lajmëruar më parë, ajo është duke realizuar një këngë në bashkëpunim me këngëtarin nga Kosova, Armend Ademi dhe producentin Elgit Doda.



Vendi për xhirimet e klipit është zgjedhur kryeqyteti i Kosovës, Prishtina dhe sot ka qenë dita e parë e xhirimeve. Çiljeta shfaqet me një pamje natyrale, pa ndryshime në flokët e saj të shkurtër të platintë dhe me një veshje sexy, një trupore të zezë, me siluetë provokuese, shkruan Revista Class.



Pak javë më parë, ajo ka regjistruar këngën në studio. “Projekti im i radhes do te jete shume cool. Kam vendosur te bashkepunoj me nje ze shume te vecante nga Prishtina @armendademi_official. Stay tuned! Coming soon....Kiss!!! @elgitdoda”, shkruante ajo në atë kohë.



(Express)

Nisin Xhirimet E Klipit Të Ri Të Çiljetës