>
BIOSHQIP

Çiljeta: Nuk Kam Meri Me Greta Kocin

21-02-2012
Përfshirja e këngetareve Ciljeta Xhilaga dhe Greta Koci në Partinë Demokratike është diskutuar shumë së fundmi. Gojet e liga kanë thënë se Greta Koci i ka zënë vendin Ciljetës, ndonëse Koci nuk mban të njëjtin post me të.

Greta është emëruar para pak kohësh në postin e nënkryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ndërsa Cili mban prej një kohe realetivisht të gjatë pozicionin e antares së Asamblesë së PD-së.

E pyetur ne emisionin "Zone e Lire" te Arian Canit, ku ishte e ftuar me kolegen e saj Ingrid Gjoni, Ciljeta ka thene se nuk ka aspak inat me Greta Kocin. Jo perkundrazi e kam shprehur gjithmone dhe e them vazhdimisht qe le te shtohen kengetaret ne rradhet e PD-se.

Kam marredhenie shume te mira me familjen Koci, ka sqaruar kengetarja, e cila gjate bisedes ka treguar se eshte shume besimtare, shkon ne xhami dhe agjiron kur ka mundesi.
(Fjoralba Shahaj Gazeta Standard)

Çiljeta: Nuk Kam Meri Me Greta Kocin