>
BIOSHQIP

Çiljeta: Vera Ime Pa Pushime

18-08-2012
Kemi kohë që nuk e kemi parë Çiljetën nëpër faqet e shtypit rozë. Flasim për verën kur këngëtarët janë përherë në qendër të vëmendjes për klipet apo fotot e tyre seksi. Çiljeta ka preferuar të qëndrojë disi jashtë këtij trendi të përvitshëm, nëse do ta quajmë kështu. Ajo së fundmi ende nuk është duke punuar për ndonjë klip të ri dhe duket se për këtë gjë do të presë vjeshtën. Edhe fansat e saj do të duhet të presin ende derisa Çili të publikojë të rejat e saj muzikore. Por ajo që kemi mësuar nga këngëtarja është se ajo nuk ka bërë as pushime të gjata, siç jemi mësuar të shohim një sërë personazhesh të njohura të shou-bizit. 'Nuk kam bërë pushime. Ka qenë një verë tepër impenjative për mua. Kam pushuar ndonjë ditë të vogë'"- ka thënë Çiljeta për 'Mapo'-n. Gjithë kjo tërheqje duket se ka një emër dhe ky është biznesi që këngëtarja ka hapur së fundmi. Në këtë sezon vere ajo i është përkushtuar maksimalisht biznesit të saj. Duket se këngëtarja preferon t'i rrijë vetë në kokë punës, siç thotë populli dhe kjo e ka penguar për projekte të tjera. Madje, siç ka thënë vetë ajo, 'kurrë nuk e kisha menduar si diçka që do të më merrte kaq kohë, puna në dyqan'. Veç kësaj, Çiljeta ka thënë se edhe koncertet kanë qenë pjesë e rëndësishme e kësaj vere. Gjithsesi, ajo që mund të themi është se Çiljeta u ka munguar disi fansave të saj. Urojmë që ajo shumë shpejt të lançojë projektet për të cilat po punon.
(MAPO)

Çiljeta: Vera Ime Pa Pushime