>
BIOSHQIP

Çiljeta: Jam 4-Muajshe Shtatzënë Dhe Ja Si E Njoha Babain E Fëmijës Tim

08-09-2012
Ndodhi ashtu sic e kishim parashikuar. Shtatzenia e Ciljetes i cuditi pothuajse te gjithe. Duke mos ditur pjesen e pare te historise, pati shume prej lexuesve qe madje nuk e besuan ate. Fotografia qe shoqeronte lajmin, duke qene e shkeputur nga nje film qe Ciljeta realizoi nje vit me pare, ku shfaqej shtatzene, i ngaterroi akoma me shume, duke menduar se po flisnim akoma per rolin dhe po benim thjesht nje loje fjalesh per te krijuar nje ekuivok. Per te gjithe skeptiket e lajmit, si dhe per kenaqesine e te gjithe atyre qe pelqejne Ciljeten, ajo sot vjen ne gazeten "Panorama" me nje rrefim te ndjere per kete moment te rendesishem ne jeten e saj, qe ajo e quan njekohesisht edhe me te bukurin. Ciljeta, se pari urime per shtatzenine. Ishte nje befasi per te gjithe ky lajm. Si ka mundesi qe e mbajte kaq te fshehte? Ju falenderoj per urimet, jo vetm ju, por te gjithe atyre qe e mesuan lajmin nga gazeta dhe u kerkoj ndjese qe nuk preferova ta ndaj me ta qysh kur mesova se do behem nene. Shpresoj te me keni mirekuptuar te gjithe, sepse ky eshte nje moment shume i rendesishem ne jeten e cdo femre, por, ne te njejten kohe, edhe shume delikat e personal. Kisha nje lloj supersticioni ne fillim, sepse mendoja se eshte pak shpejt qe lajmin ta beja publik, pastaj dhe disa komplikacione tipike te nje fillimi shtatzenie. Ju e dini qe une kam qene gjithnje shume e cilter me ju, duke besuar se do me mirekuptoni dhe mbeshtesni per cdo gje. PUbliku qe me ndjek, nuk me ka zhgenjyer asnjehere dhe me ka dashur ne cdo hap qe kam hedhur. Mezi po prisja ta ndaja kete lajm me ta, po ju gazetaret nuk te lini t'i bejme gjerat ne momentin qe e quajme ne me te pershtatshem. (qesh) Po tani eshte momenti besojme qe te na tregoni dicka me shume? Po, tani jam kater muajshe shtatzene. Nga ekzaminimet e mjekve gjithcka po shkon mbare. Me ndihmen e Zotit, ne shkurt do te sjell ne jete nje djale. Jam shume e emocionuar. More shume urime diten e publikimit te lajmit? Pa fund, nuk me ka pushuar telefoni. I falenderoj te gjithe nga zemra. Ne u perpoqem te mesonim me shume mbi babain e femijes dhe nuk ia arritem. Mund te na tregoni dicka me shume? Po, me kenaqesi. Babai i femijes quhet Tomas, me origjine latino-amerikane, jeton ne France dhe si profesion eshte arkitekt. Une e kam njohur ne Tirane, pasi ai ka ardhur ketu per te bere disa investime. Jemi njohur rreth 7 muaj me pare dhe kemi 3 muaj qe bashkejetojme. Per kuriozitetin e publikut, mund te na e prezantosh edhe si portret? Kur je ne nje marredhenie, eshte shume e rendesishme qe te respektosh deshirat e partnerit. Tomas e ka mirekuptuar faktin qe jam person publik dhe e respekton kete pjese, sepse me dashuron, por ai vete, duke qene ne nje profesion tjeter, nuk ka deshire te behet person publik. Mendoj qe do me mirekuptoni. Dime qe ti ke shprehur gjithmone deshiren per t'u bere nene. Shtatzenia ishte nje rastesi, apo dicka e menduar mire? Deshira ka qene gjithnje shume e madhe, por per te hedhur nje hap te tille nuk mjafton vetem deshira. Duhet pritur momenti i duhur dhe natyrisht personi i duhur. Per mua ky moment erdhi, pra gjithcka u be e menduar mire. Si e priti familja jote kete lajm? Ju e dini qe une jam vajze e vetme dhe prinderit e mi i kane syte tek une per cdo gje. Ata me kane mbeshtetur ne gjithcka. Para disa kohesh, ne programin e pasdites se Rudina Magjistarit, babai im u shpreh qe deshira e tij me e madhe ishte te behej gjysh, po keshtu eshte edhe per mamane. Ata jane gezuar shume dhe momentalisht po perjetojme nje lumturi te madhe familjare. Si po ecen shtatzenia? Ne fillim kisha ca probleme te vogla qe jane normale, si p.sh. me perzihej apo ndihesha pak e lodhur. Por tani gjithcka shkon mire. Une nuk jam privuar nga asgje gjate kesaj kohe. Kam bere plazh, kam dale me miqte, kam bere koncerte. Vecse barkun qe po te rritet e ke kamufluar shume mire apo jo? Qesh. Po, po, kam veshur rroba te gjera dhe nese dikush dyshonte, i thosha qe jam shendoshur pak. A mendon qe ardhja ne jete e nje femije do te te privoje nga aktivitetet qe ti ke perzemer? Nuk e besoj, e kunderta do te ndodhe. Ai femije do te me jape me shume energji per t'i bere me mire gjerat qe kam perzemer. A ke vendosur te besh aktivitete artistike gjate kesaj kohe, pjesemarrje ne ndonje festival, klipe etj.? Akoma nuk kam vendosur asgje, mbase nga muajt e fundit mund te realizoj nje set fotosh per reviste, qe ta kem si kujtim. Gjate shtatzenise do qendroj prane familjes sime, se kam nevoje per ndihmen e tyre. Me pas, nuk di te jap nje pergjigje, sepse nuk e kemi vendosur akoma me bashkeshortin tim te ardhshem se ku do jetojme, ketu apo jashte. Po per emrin e bebit ke menduar? Kam dy emra te preferuar, Fernando dhe Wayn. Besoj kemi kohe te vendosim ate qe do pelqejme me shume.
(Gazeta Panorama)

Çiljeta: Jam 4-Muajshe Shtatzënë Dhe Ja Si E Njoha Babain E Fëmijës Tim