Çiljeta: Eja Shiko Parajsën Time
2-12-2012

Kështu preferon ta quajë Çiljeta Xhilaga, shtëpinë e saj të re, ku prej qershorit të këtij viti ka nisur një jetë tjetër. I kemi shkuar në shtëpi, për t'i prekur edhe më afër emocionet që po e shoqërojnë gjatë këtyre ditëve. Pak muaj e ndajnë nga çasti më i mrekullueshëm për një femër, kur vetë ajo do të ndjejë përpjekjet e foshnjës në bark për të lindur, e më pas të qarat e para dhe mbajtjen në krah për herë të parë të 'princit' të saj, aq shumë të dëshiruar.
Sepse veç Çiljetës, e cila prej dy vitesh e kishte në krye të listës së Babagjyshit të Vitit të Ri këtë kërkesë, babai i saj, ka një jetë të tërë që dëshiron të ketë një djalë… "Babi ka ëndërruar gjithmonë të ketë një çun dhe shtatzënia ime e ka lumturuar pa masë", thotë Çiljeta, e cila urimin e të atit për këtë fëmijë nuk e harron dot. Siç nuk harron të kujtojë kur e pyesim, edhe urimet e disa prej figurave kryesore në PD, – emrat e të cilëve Çili nuk e ka fort me qejf t'i bëjë publike, – pas publikimit në gazetat e fundjavës të ekos së të voglit, ku rastësia e solli që ai të mbante ngritur dy gishtat, si demokratët.
Kemi nisur kështu (paksa mbrapsht) një bisedë të gjatë, me filxhanin e çajit përpara e me muzikën e lodrës së parë që Çiljeta ka blerë për të birin, që na shoqëron në sfond. "Nuk kam bërë shumë blerje, se thonë që nuk është mirë të blesh gjëra përpara. Edhe dhomën në fund fare do t'ia mobiloj", – vazhdon këngëtarja e dashur, e cila, megjithëse supersticioze, krevatin dhe karrocën i ka tashmë në shtëpi. Lumturia i lexohet në çdo shqisë bukuroshes së skenës, teksa e takon apo flet në telefon. E reflekton në çdo moment këtë ndjesi dhe kur e pyesim, na thotë se përjeton një mrekulli të pafundme kur foshnja lëviz në bark, kur bën ekot apo kur shikon e përkëdhel rrobat e pakta që i ka blerë deri tani. "Janë pa diskutim emocionet më të bukura që mund të përjetojë një femër. Jam në qiellin e shtatë", – thotë seksbomba e skenës, e cila duket sikur po jeton vërtet parajsën. Në muajt e fundit të shtatzanisë, çdo ditë kalon si shumë të tjera për këngëtaren simpatike: shëtitje, takime me shoqet, mes tyre edhe ndonjë që ka përjetuar pak përpara saj këto emocione, siç është këngëtarja Ingrit Gjoni. Kështu Çili mëson dhe nga eksperienca e mikes së ngushtë, ndonëse këshillat më të mira i vijnë nga e ëma.
Dashuria
Prej 6 muajsh ne e njohim historinë e tyre të dashurisë. Ndonëse u tregua e kujdesshme në detaje (pas disa eksperiencave jo të mira) për ta mbajtur të fshehtë jetën e saj sentimentale, Çiljeta s'u shpëtoi dot gazetave rozë. "Bluetooth" publikoi i pari historinë e saj të dashurisë me Tomason, djalin nga Amerika latine, me profesion sipërmarrës, me të cilin Çiljeta u dashurua që me takimin e parë… Në atë takim, ku Tomaso i kërkoi të bëhej nëna e fëmijëve të tij. Dhe megjithëse historia ngjan me ato të përrallave, Çiljeta në krye të pak muajve mbeti shtatzënë… Aktualisht çifti simpatik jeton një bashkëjetesë të lumtur, me gjithë largimet e herëpashershme të Tomasos jashtë Shqipërisë për arsye pune.
Karriera
Edhe pse ka hyrë në muajin e shtatë, Çiljeta këmbëngul që nuk do ta braktisë muzikën, por do të mendojë pak më vonë për të, pasi tani e pret 'detyra' më e rëndësishme dhe lumturia më e madhe që mund të përjetojë një femër teksa pret të bëhet nënë. E lidhur me këtë fakt, Çili pohon se djali i saj erdhi në momentin e duhur… Dy prindërit e rinj, Çiljeta dhe Tomaso, prej çastit kur morën vesh se këngëtarja ishte shtatzënë, kanë kaluar muaj të tërë të mbushur me dashuri, emocion, lumturi, kujdes dhe angazhim për të përgatitur çdo gjë të nevojshme për anëtarin më të ri të familjes. Madje këngëtarja na rrëfen dhe një detaj tjetër: shpesh i këndon foshnjës, pse jo duke besuar në atë që thuhet nga mjekësia, se bebi mësohet që në bark me zërin e nënës së tij. Ndoshta kështu trashëgon edhe dhuntinë e Çiljetës për të kënduar.

( Eraldo Rexho)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0