>
BIOSHQIP
Biografia
Pas luftës së vitit 1999 në Kosovë ishin formuar grupe të ndryshme rok dhe disa më të njohurat ishin “7me7“, “Hithat“, “Diadema“, “Retrovizorja“ dhe “Cute Babulja“.

Cute Babulja ishte formuar në vitin 2004 nga dy antarët e grupit që gjithashtu luanin edhe në instrumente, Enes Bajramliqi (vocal, kitarë, bas kitarë, bateri dhe piano) dhe Genc Salihu (vokal, kitarë, bas kitarë dhe piano). Albumi I tyre I parë u realizua në vitin 2004 I titulluar “Cute Babulja“ që u rendit si albumi më I mirë në Kosovë gjatë atij viti. Emri I grupit vjen nga karakteri I krijuar nga Dritëro Agolli, “Cute Babulja“. Kënga e tyre debutuese ishte “Kolateralisht“ që zuri vendin e tretë nëpër toplista por, kënga e tyre e dytë “Udhë të mbarë“ u bë një hit I madh dhe u rendit e para në shumë prej toplistave në Kosovë.

Që nga themelimi Cute Babulja ishte present edhe në festivale ku arriti mjaft suksese duke fituar dhe çmimet e para. Dy nga sukseset kryesore ishte prezantimi I tyre në dy edicione të “Video Festit Muzikor“, një në 2004 dhe tjetra në 2005. Këngët “Kolateralisht“ dhe “Udhë të mbarë“ u cilësuan si dy nga hitet më të sukseshme të grupit. Më vonë antari I grupit Genc Salihu filloi edhe karrierën e tij si solo këngëtar duke sjell hite të tjera të reja për publikun. Nuk dihet nëse grupi do të jetë bashkë përsëri që të sjellin projekte të reja por kjo mbetet ende të shihet.

Antaret:
Enes Bajramliqi – Bateri/Vokal/Gitare/Bas gitare/Piano
Genc Salihu – Lead vokal/Gitare/Bas gitare/Piano

Mbas 10 vitesh, Cute Babulja kthehet prapë në vitin 2014 me këngën "Lule".

Enes Bajramliqi
Arbër Salihu
Tomor Kuçi
Genc Salihu
Fatjon Miftaraj

Në Qershor 2004, Cute Babulja marrin pjesë në VFM 2004 me këngën "Kolateralisht".

Në Qershor 2005, Cute Babulja marrin pjesë në VFM 2005 me këngën "Udhe Te Mbare".

Në Dhjetor 2004, Cute Babulja marrin pjesë në Zhurma Show 2004 me këngën "Udhe Te Mbare".

Më datë 30 Qershor 2014, Cute Babulja publikojnë videoklipin "Lule".

Në vitin 2004, Cute Babulja publikojnë albumin "Cute Babulja".
KATEGORI: