>
BIOSHQIP

Cyanide Flet Për Jetën Dhe Unikkatilin (Video)

09-09-2012
Reperi i grupit TBA, Cyanide, në një intervistë ka folur për herë të parë për jetën e tij, ashtu sikurse për arsyet e mos vazhdimit të bashkëpunimit me Unikkatilin.
Cyanide deklaroi për emisionin Rin'On se është ndër themeluesit e parë të TBA, ndërsa nuk la pa përmendur as Unikkatilin, marrëdhëniet me të cilin i ka sqaruar në këtë intervistë.

Cyanide së fundmi lansoi albumin "Idiokraci", i cili nga shumë konsiderohet albumi më i mirë tekstualisht bërë nga ndonjë reper shqiptar në vitet e fundit.
(Telegrafi)