TEKSTESHQIP

Cyanide Mbështet Fushatën Në Ndihmë Të Atyre Që Kanë Nevojë

21-6-2014
Cyanide Mbështet Fushatën Në Ndihmë Të Atyre Që Kanë Nevojë
Reperi shqiptar, Cyanide, ka publikuar sot një status me hashtag #amcDSA, ku tregon qartë përkrahjen e tij për njerëzit që vuajnë nga sindroma Down.

Në faqen e tij zyrtare, Cyanide sot ka publikuar një status ku shkruan vetëm #amcDSA, që shkon në ndihnë për ata që vërtetë kanë nevojë.

NDIHMO EDHE TI!
AMC është angazhuar në mbështetje të fëmijëve me sindromën Down përmes një fushatë të gjerë në rrjetet sociale, e cila ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe t`i ndihmojë ata. Për këtë arsye AMC dhe Fondacioni "Down Syndrome Albania" ftojnë të gjithë përdoruesit shqiptarë të Facebook, që t`i bashkohen këtij misioni fisnik vetëm me një klik dhe për më tepër pa shpenzuar asnjë vlerë monetare.

Mjafton që çdo aktivitet i kryer në këtë media sociale, të shoqërohet me hashtag-un #AMCDSA dhe të jetë publike!
(fb/OFFICIALCYANIDE)

Komente 0