Eshtë këngëtar shumë i njohur, njihet për zërin më freskues nga tjerët, këngët që i këndon dhe i interpreton ai gjithmonë pëlqehen nga publiku. Është fjala për këngëtarin e njohur tashmë Daim Lala që kur ishte i vogël rrugën e muzikës e ka ndjekur prej atëherë kur filloi të shkruante tekste dhe kur u rrit filloi të këndojë dhe u bë njëri ndër këngëtarët më të dëgjuar si nëpër dasma dhe në ahengje të ndryshme. Është nga Kosova ose më saktë nga Gjakova dhe për disa vite ka qenë i martuar me këngëtaren Buqe Rama mirëpo pas disa vitesh rrugët e tyre u ndanë dhe secili si të ndarë vazhduan rrugën e tyre si këngëtar. Këngëtari në fjalë tash e sa vite bashkpunon me produksionin "VizioniLibonia" kurse ish e dashura e këngëtarit pra Buqe Rama me produksionin "Eurolindi" tash e sa kohë.
Nëse i futësh botës së muzikës padyshim se nuk të mungojnë as hitet edhe këtë gjë e din secili njeri ose më saktë secili këngëtar. Daim Lala ka shumë këngë që falë publikut të madh që ka sot ato janë bërë hite e disa prej tyre mund ti vecojmë: "Dridhe Belin", në Bashkpunim me këngëtarin nga Shqiperia 'Muharrem Ahmeti' "A T'ka marrë malli" "Prishtinalikja" "Pasha ty pasha mu" "O Sheqer o llokum" "Antigona" "OOO Lale Lale" "Xhelozoj" "Ani ani" "Cika Cika" e shumë këngë të tjera që i pëlqen publiku i tij dhe i këndojnë me shumë dashuri. Mosha e tij është 30 vjecare dhe prej disa vitesh ai jeton në Chiasso, Switzerland, ka shoqëri të mirë pothuajse me të gjithë kolegët e tij.