TEKSTESHQIP

Dardan Shkreli
Diell Mbi Palestinë
Lyrics

Mos i tregoni nënës sime
Sa plagë kam marrë
A s' di ajo vallë

Sa herë kam qarë
Loti m' digjte zjarr

Ka netë që dita pak vonohet
Drita s' është e lirë
As kohë ske për mall
Vdekja s'është e vështirë
Pa thënë lamtumirë

I thoni nënës t' ma dërgojë një lule
T'ia ndalë frymën pushkës
T' mos vras yjë në qiell
N' këtë botë pa diell, e lam peng dashurinë
Djepat na u bënë varre
Pak diell mbi Palestinë