TEKSTESHQIP
Dava Gjergji & Lek Pecnikaj - Me Re Te Bardhe Coma Nje Fjale
Dava Gjergji & Lek Pecnikaj
Me Re Te Bardhe Coma Nje Fjale

Këngën e kompozoi Kolë Susaj, ndërsa për fjalët e këngës u kujdes Hamit Aliaj.

Teksti :: Song Lyrics

Ti për mue ke qitë shumë fjalë:
S'është kurrkushi ai djalë!
Po mos fol,goja t'u thaftë,
Se jam ujku që dal zbathë!

Ti n'qofsh ujku që del zbathë,
Un' s'jam delja që hyj n'vathë,
Nuk e di se çka âsht tuta,
Ti n'qofsh ujk,unë jam arusha!

Mos ma thuej fjalën përngutë,
Jo,s'e kam ndërmend me u tutë,
Unë kam pa,bre,shumë arusha,
Duken t'egra,dalin t'buta!

Ti,dikushi me pasë kanë
Fjalë e llafe i kishe lanë,
S'kishe ndie babë as nanë,
Kishe ardhë natën për hanë!

Njëqind vetë n'ma nxanshin pritën,
Nuk vi natën, po vi ditën,
Edhe n'qiell,në hypsh te retë,
Unë,prap, ty kam me t'gjetë!

Ti,n'e paç ndërmend me ardhë,
Me re t'bardhë çoma një fjalë,
Se përndryshe,ta dhashë besën:
Renë e bardhë,ta bana breshër!
Komente 0