TEKSTESHQIP
Dava Gjergji - S'e Kalb Toka Zahir Pajazitin
Dava Gjergji
S'e Kalb Toka Zahir Pajazitin

Muzikën dhe tekstin e mori përsipër Gjovalin Dushaj.
Teksti :: Song Lyrics
Hej mbi Gollak shqiponja nalet
ka një dhimbje t'rand sa malet
sot dhe dielli ma pak shndriti
hej u vra n'prit bre Pajaziti.

Hej vet i treti ish tu u kthy
Edmond Hoxhën djal të ri
dhe Hakifin trim dai
hej që s'kanë pyet kurrë për Serbi.

Hej Zoti u vraft bre bijtë e shkines
zanat keni me vra tinez
t'ishit burra dilshit n'ballë
hej edhe i vdekun ishem n'gjalleee.

Hej ishe ndesh pushkë e Mejdanit
si koris bjeshkt e Orllanit
s'ja koris shqipen bajrakut
hej janë me mu krejt djemt e Llapit.

Hej janë mu djemt e Medvegjës
Bujanovcit e t'Preshevës
të Drenicës e t'Gjakovës
hej shpi për shpi djemt e Kosovës.

Hej se ja kena borxh atdheut
amanet prej Skënderbeut
me i dal hasmit ballë për ballë
hej krajlit luften me ja kalle.

Hej nderi i kombit PAJAZITI
pushka e ti sa një top kërsiti
n'Beograd krisma është ndi
hej në Athinë e dej n'Rusi.

Hej o ZAHIR o i dashtun vlla
për ty kanga s'ka me pra
n'pllakë t'mermerit germat shndritin
hej se kalb toka Pajazitin.

DËRGOI:
Komente 0