TEKSTESHQIP
Denada Bare - Trëndafila Të Zinj
Denada Bare
Trëndafila Të Zinj

Këngën e kompozoi Pirro Çako, tekstin e mori përsipër Denada Bare & Pirro Çako, ndërsa orkestrimi është marrë përsipër nga Darko Dimitrov.
Teksti :: Song Lyrics
Sot u thye nje dashuri
E humba luften me ty tani
Dorezova ndjenjen dhe shpirtin tim
Zot per mua ishe ti

Per dashurine kurre nuk kam derdhur lot
Asnje nuk me lendoi dot
Por simptomat e melankolise
Me thone kete here jam nje viktime

Jo nuk mundem ta besoj
Rolin tim, fat' i cmendur e ndryshoi
Bashke me lamtumiren ti
Me dhurove trendafile te zinj

Thone se toka rreth diellit rrotullohet
Ska vetem drite, por ka dhe erresire
Sot po me dhuron dashuria ime e thyer
Trendafile te zinj

Arsyet qe dikur me jepnin krenari
Si keshtjella rëre rrezohen tani
Sot jam zemerthyer, ne vena gjaku ndaloi
Ajri dhe fryma me mbaroi

Po te ish dashuria vetem nje stine
Ti do ishe dimri im
Ne gishtat e mi si akull ti u trete
Vdes ngadale dhe jeta ime

Ndoshta duhej te humbja njehere (K'te here)
Te kuptoja vleren e dashurise
Ndoshta duhej te gaboja me ty
Qe te merrja une mesimin tim
Komente 0