Më mbaj mend (për 1 muaj)


Devis Xherahu Fiton Festivalin “Zambaku I Prizrenit”

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2
[10-07-2013]
Fituesi i edicionit të sivjetmë të festivalit “Zambaku i Prizrenit”, Devis Xherahu, shprehet falënderues pas tre çmimeve të fituara në këtë festival.
Korçari u prezantua në festival me serenatën “Të trashëgohesh”, orkestruar nga Gent Myftaraj, me tekst dhe muzikë të Vask Nicos dhe fitoi çmimet për Interpretimin më të Mirë, Vendin e Parë dhe Çmimin e Publikut, për të cilin ka qenë veçanërisht falënderues këngëtari.

“Kjo do të thotë nder dhe përgjegjësi. Jam me fat që në qytetin më të vjetër në kulturës shqiptare në Prizren të jem i pranishëm në traditën 26 vjeçare të evenimentit më të rëndësishëm të festivalit ‘Zambaku i Prizrenit’, duke falënderuar publikun aq të ngrohtë e të edukuar të këtij qyteti që më besoi këto tre çmime, çmime që më bëjnë të vazhdojë me një përgjegjësi të rreptë dhe rigoroze këtë publik, sepse ky publik është pasqyra dhe shtëpia ime e dytë. Dhe i them faleminderit që ekzistoni”, ka thënë ai në një intervistë.

Devis Xherahu po ashtu ka folur edhe për projektet e tij të cilat do të vijnë së shpejti, përfshirë edhe një videoklip.

“Pas dy hiteteve të dy viteve të fundit të marra te ‘Kënga Magjike’ me këngët ‘Akoma se besoj’ dhe ‘Fallxhorja; që mund t’i gjeni në YouTube mes shumë materialeve të tjera, jam duke përgatitur një videoklip të një kënge të albumit tim duet me bilbilin e jugut Vask Curri. Ky spot del pas disa ditësh dhe jam i sigurt që do ta prishni butonin replay në Youtube”, ka shtuar ai.
 (Telegrafi)

      Devis Xherahu - Të Trashëgohesh [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull