Më mbaj mend (për 1 muaj)


Devis Xherahu, Së Shpejti Me 2 Këngë Të Reja

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[12-08-2013]
Devis Xherrahu, këngëari nga Korça vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Ai do të na tregoj për projektet e tij të ardhshme si dhe me çfarë po merret ai moentalisht. Ai ësht duek pregaditur disa këngë të reja për të cilat do të na flasë më detalisht. Në vazhdim ju ftojmë që të ndjekim rrëfimin e tij...

Teksteshqip: Devis na trego pak se kur ka filluar karriera jote si këngëtar?

Devis: Për mua si korçar i katër brezave karriera fillon me Kalldremin dhe me rrugicën korçare, si djalë i serenatës korçare që e kemi kënduar mjaft shumë poshtë ballkoneve të vajzave, pra serenata është skena ime e parë.

Teksteshqip: Ju jeni afirmuar si këngëtar falë pjesmarrjeve në festivale. Na flisni pak më shumë rreth pjesmarrjeve tua nëpër festivalet shqiptare?

Devis: Karriera ime dilloi që në m,oshën 14 vjeçare me operetën e parë për fëmijë "Gjithmonë bashk", më pa në vitin 93 fitova çmimin e parë të Serenatës Korçare, më pas u ftova disa herë nga disa spektakle që organizoi Vera Grabocka në TVSH. Si "Miss Shqipëria", "Rreth fatit për 12 javë", "12 vallëzime pa një të shtunë", deri sa më vona shkova si vizitor në Greqi she mora pjesë në një spektakël të madh që organizonte një television prestigjoz "ANT 1" në Athinë, ky show quhej "Fame Story" i cili më bëri të njohur në Greqi dhe në Shqipëri. Ky spektakël vazhdoi për 4 muaj dhe në fund morra çmimin "Best Interpret" më këngën "Sorry Seems to be the hardest word". Por unë paralelisht kam marrë pjesë dhe në "Festivalin Kombëtar" në vitin 2006 dhe në dy edicione të festivalit "Kënga Magjike" ku në vitin 2011 morra çmimin "Best Balade" për këngën "Akoma s'e besoj" dhe në vitin 2012 u prezantova me këngën "Fallxhorja". Poashtu kam qenë pjesmarrës edhe në "Top Fest" në vitin 2011 me këngën "Eja".

Teksteshqip: Pjesmarrja juaj e fundit në një festival ishte në "Zambaku i Prizrenit" ku fituat çmimin e parë dhe 2 çmime të tjera. Na teego diçka më shumë rreth kësaj eksperience?

Devis: Zambaku i Prizrenit ishte një surprizë për mua pasi që sihte hera e parë që merrja pjesë në këtë festival dhe hera e parë që unë vizitoj qytetin e magjishëm të kulturës dhe të traditës së madhe të Prizrenit, unë mora pjesë me këngën "Të trashëgohesh", me tekst dhe muzikë nga Vaske Nico dhe orkestruar nga Genti Myftaraj. Kënga ishte motiv serenate dhe u pë;qye mjaft shumë nga publiku dhe festivali i cili më dhuroi 3 çmime të mëdha si atë të publikut, "Interpretimit më të mirë" dhe çmimi i madh "Zambaku i Prizrenit", duke përfituar nga rasti të falenderoj publikun artdashës të Prizreit.

Teksteshqip: Devis ju jetoni në Tiranë. Me Çfarë merreni tjetër përveç muzikës?

Devis: Unë jam tip sportiv, më pëlqen ngjitja dhe më pëlqen të luaj Ping Pong dhe tenis, pa lënë mënjanë notin që është një pasion i hershëm i imi.



Teksteshqip: Sa është i angazhuar Devis gjatë verës nëpër koncerte?

Devis: Angazhimet e verës janë të shumta, brenda dhe jashtë vendit me koncerte dhe spektakle të shumta, shpesh herë duke lënë pas dore vetën dhe pushimet por s'ke çfarë bën, ky ësht fati i artistit.

Teksteshqip: Keni marrë pjesë disa herë edhe në "Kënga Magjike". në 2011-tën ku morrët çmimin "Best Balade" dhe 2012 me këngën "Fallxhorja". Na trego pak si ndihesh kur merr pjesë në këtë festival?

Devis: Festivali "Kënga Magjike" është një nga festivalet më prestigjoze në vend do thoja. Dy këngët e mija të fundit në këtë festival, "Akoma s'e besoj" dhe "Fallxhorja" u bënë hite mjaft të mëdha të karrierës sime, pra ky festival është rruga e duhur për lançimin maksimal të këngë së një artisti.



Teksteshqip: Po pushimet verore këtë vit ke vendosur ku do ti kalosh?

Devis: Kam menduar ti kaloj në Spanjë, në Ibiza ose Majorka por asgjë nuk është e sigurt deri tani sepse siç ju thashë varem nga angazhimet e tepërta profesionale.

Teksteshqip: Devis ju jeni edhe kantautor, jeni në pregaditje të ndonjë projekti të ri muzikor?

Devis: Po unë jam edhe kantautor dhe si i tillë kam shkruajtur një këngë për festivalin "Kënga Magjike" që fillon tani në shtator, është një këngë që vërtetë do ju pëlqj mjaft.

Teksteshqip: Ke vendosur të garosh në ndonjë festival këtë vit?

Devis: Pra siç e thash pak më lartë do garoj përsëri në "Kënga Magjike" me këtë material të ri të shkruajtur nga unë dhe me orkestrim nga miku im Gent Myftaraj.

Teksteshqip: Devis ne të falenderojmë qe gjete kohë të ndash me fansat dhe teksteshqip për projektet e tua dhe të rejat më të fundit.Për fund dëshiron të shtosh diçka,çfarë do tu thuash fansave edhe publikut?

Devis uke ju falenderuar juve përzemërsisht për këtë intervistë ekskluzive, do t'ju thoja të gjithë miq dhe fansave të mi që është përgjegjësi dhe fat të shkruaj dhe të këndoj për ju, duartrokitja juaj është jetëgjatësia ime në skenë, ju dua!
 (Indeksonline)



Komente mbi këtë artikull