Më mbaj mend (për 1 muaj)


Devis Xherahu: E Quaj Princeshë Të Dashurën Time...

Nuk ka akoma asnjë votë

[07-09-2013]
Janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe po përgatiten të nisin një jetë në distancë, pak ditë para largimit të saj në Itali, ku do të nisë karrierën si modele. Këngëtari i njohur, Devis Xherahu dhe “Miss Shqipëria 2009”, Ertemiona Mejdani, sapo janë kthyer nga pushimet e tyre të shtrenjta në Greqi. Devisi tregon për luksin që i ofron të dashurës së tij, ndërsa po përjeton dashurinë e vërtetë.
Devis, sapo je kthyer nga pushimet me të dashurën, ish-miss-in Ertemiona Mejdani. I dhurove pushime të shtrenjta kësaj here?
E vërtetë që sapo jemi kthyer nga 10 ditë pushime në Halkidhiki në Greqi, ku qëndruam në hotelin me 5 yje “Blue Sky”. Ishin ditë fantastike për ne, pasi alternuam detin me terrenin malor, dhe ku provuam adrenalinën e të bërit gjah. Natyrisht që shpenzuam shumë para, pasi ishte hotel i shtrenjtë. Por unë kam një parim, ose shkon me pushime dhe i shijon në maksimum, ose qëndron në shtëpi (qesh).
I dhuron shumë pushime luksoze Ertemionës. Sa kushton dashuria e vërtetë?
Dashuria e vërtetë nuk ka çmim. Sado të shpenzoj, është shumë pak në krahasim me fuqinë që ka ndjenja e vërtetë që kam për të.
Kur të pyesin për të, ti e quan “Princesha ime”. Është e vërtetë që e peshon në para të dashurën tënde?
Unë e peshoj në dashuri. Paraja është shumë e vogël në marrëdhënien tonë.
I bën shumë dhurata gjatë vitit?
Në përgjithësi i bëj dhurata, sepse asaj i pëlqejnë shumë surprizat.
Ajo tashmë po përgatitet të lërë Shqipërinë për të nisur një jetë të re si modele në Itali. Si do e jetoni lidhjen tuaj në distancë?
Pse jo, pasi unë mendoj që distanca i afron më tepër njerëzit. Pastaj ne jemi artistë dhe jeta e artistit kjo është, gjithmonë në lëvizje.
Ti bëhesh xheloz për të, po ajo për ty dhe si e menaxhoni këtë ndjenjë?
Unë po. Është normale për perfeksionin që ka Ertemiona. Edhe ajo për mua, po e rëndësishme që deri më sot e përballojmë mjaft mirë.
Për sa i përket menaxhimit, është thjesht çështje besimi, dhe e shoh si diçka normale në këto kushte që jemi ne.
Dhe, për sa i përket muzikës, ku do të shohim këtë sezon të ri?
Do këndoj te “Kënga Magjike 2013”, ku unë ngre siparin më 15 shtator, kësaj here më një këngë tërësisht timen, duke konkurruar si kantautor.

KLOTILDA HARKA
 (Panorama Plus)



Komente mbi këtë artikull