Devis Xherahu: Pjesmarrja Ime Në Festivalin “Kënga Ime“
19-4-2014
Devis Xherahu është një nga emrat e tjerë i cili u shtohet listës së festivalit "Kënga Ime", festival ky i cili së fundmi po merrë tatëpjetën. Devis ka shpalosur për teksteshqip emocionet e asaj nate kur performoj dy këngët e tij duke e përshkruar si një nga performancat e tij më të mira."Po është e vërtetë, unë mora pjesë tek ky festival për dy arsye. E para sepse ky festival është live dhe unë si artist i mirëfillt kam nevojë të këndoj live në spektakle të tilla sepse mungojnë sot në televisione dh e dyta sepse juria që gjykon këtë spektakël është mjaft profesionale dhe reale në çdo aspekt"- ka thënë ai për teksteshqip.
Sa i përket përzgjedhjes së këngës Devisi, e ka bërë zgjedhjen me mjaft kujdes. Ai ka zgjedhur një këngë shumë të vjetër korçare dhe një këngë të punuar nga vetë ai: " U paraqita me dy këngë, e para një këngë mjaft e vjetër korçare e qytetare si "Kënga e Bilbilit" dhe me një këngë timen. "Paska qenë e shkruar" një këngë me mjaft ritëm dhe motive orientale për të cilat kam dobësi. Të dyja u pritën mjaft mirë nga publiku dhe juria zgjodhi Këngën e Bilbilit dhe më vjen mjaft mirë për këtë zgjedhje sepse nxjerr në pah origjinën time si korçar i vjetër dhe pasardhës i serenatës.
I pyetur nga ne edhe për prezencën e Zdravko Colic në festival, Devisi thotë se nuk a ka pasur shumë problem. Madje për teksteshqip ai u shpreh kështu: "Për sa i përket këngëtarit Zdravko Colic, për ne artistët pasqyra mëe mirë është publiku sepse ai na vlerëson me vullnetin e tij dhe ai na gjykon për gjithçka, kurrsesi ne jo atë. Pra dua të them publiku e dha fjalën e tij qoftë ai shqiptar apo edhe nga Kosova" - ka përfunduar ai për teksteshqip.

Devis Xherahu
Kenga E Bilbilit
[Teksti dhe Klipi]
(Teksteshqip.Com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0