TEKSTESHQIP
Devis Xherahu - Tjeter Ben Dhe Tjeter Thua
Devis Xherahu
Tjeter Ben Dhe Tjeter Thua

Projekti vjen online i përpunuar shumë bukur me videoklip, produksionin e të cilit e punuan DArt Channel, Al Pazar & DArt Channel. Videoklipi u publikua me datë 14 Nëntor 2019. Muzikën e këngës e kompozoi vetë këngëtari, teksti vjen si krijim nga Jorgo Papingji, ndërsa arranzhimin e mori përsipër De Vox.
Teksti :: Song Lyrics
Jemi zën e jemi ndarë
Sa herë vetëm kemi fjetur
Por mëngjesi kur ka ardhur
Të përqafuar na ka gjetur

Që të dy kemi gabuar
Jemi grindur kot më koh
Se ti nuk jeton pa mua
Un pa ty nuk jetoj dot

Tjetër bën dhe tjetër thua
Si t'ia bëj, aman?
Ditën them se nuk të dua,
Natën të kam xhan
2x

Njerzit që jan dashur fort
Nuk i ndan dot xhelozia
Mbreti i jetës në ktë bot
Është vetëm dashuria

Që të dy kemi gabuar
Jemi grindur kot më koh
Se ti nuk jeton pa mua
Un pa ty nuk jetoj dot

Tjetër bën dhe tjetër thua
Si t'ia bëj aman?
Ditën them se nuk të dua,
Natën të kam xhan
4x

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0