TEKSTESHQIP
Dhurata Aliaj & Nazmije Demolli - Në Faqe Të Historisë
Dhurata Aliaj & Nazmije Demolli
Në Faqe Të Historisë

Komponimi dhe arranzhimi vjen e realizuar nga Muhamet Selimi & Driton Fazliu, teksa autor i tekstit është Ismajl Fazliu.

Teksti :: Song Lyrics

NAZA:
Nëpër faqe tua tuj shetit Shqipëri
A po m’a sheh gjakun për fjalën liri

DHURATA:
Tregom lokja jem, pse je vesh me t’kuqe
N’faqe t’historisë, jam ma e mira nuse

NAZA:
Shumë beteja loke i kam ndi për ty
Me gjakun ma t’mirë teshat m’u kanë ly

DHURATA:
N’Albulenë p’e shoh gjakun tuj kullue
Shpata e Skenderbeut aty ka luftue

NAZA:
Askush sikur ti kuq si paska germat
Historinë m’a shkrujnë gjaku edhe zemrat

DHURATA:
Askush sikur ti nuk i paska fjalët
Ren ato janë shkru me gjak nga damarët

NAZA:
Pse t’u ka skuq bora n’malet e Kelmendit
Aty Nora jem ja preu ni Pashë, Mbretit

DHURATA:
Pse s’kalohet lumi as fusha n’Radikë
Te malet e Dibrës çdo Pashë e len kry’t

NAZA:
Me Berlin e Londër pse kurrë s’je pajtue
Aty m’kanë tradhtue, aty m’kanë coptue

DHURATA:
N’Kaçanik gjoku pse në gjak ka notue
Thika, Turgut Pashën aty e kam luftue

NAZA:
Ni zemër t’kreshnikut n’gji ku e ke mshef
Te ni shpellë n’Drenicë askush mos me vrejt’

DHURATA:
Pse mbi ujt e detit, plisat ty t’kanë dalë
3000 djem pas shpinës m’u kanë vra n’Tivar

NAZA:
Flakën e lirisë kush e ndezi n’male
Bijtë e mi ma t’mirë n’Ushtrinë çlirimtare

DHURATA:
Pse flamuri yt osht ma i bukri n’botë
Bijtë e mi s’e lan’ kurrë me ra përtokë
Komente 0