TEKSTESHQIP
Dhurata Aliaj & Ymer Bajrami - Motër E Vëlla
Dhurata Aliaj & Ymer Bajrami
Motër E Vëlla

Komponuesit e muzikës dhe arranzhuesit të muzikës rezultojnë të jenë Muhamet Selimi & Driton Fazliu, teksa për këtë këngë ka punuar tekstin Ismajl Fazliu.

Teksti :: Song Lyrics

DHURATA:
Si dul rrezja e parë te nana jam nisë
Në krye t’mahalles ja nij erën shpisë
Nga dera e oborrit mrena si jam hi
N’bashqe ner ni hije nana me vllazni

YMERI:
Hajde motra jonë t’kemi pritë hasret
Dashninë për ty na e kemi t’shejtë
Shihja nanes ftyren sa ombël poj qesh
Shpirti i qetsohet kur je ti pranë nesh

DHURATA:
Zemra m’u ba mal për nanë e për vlla
O sa shumë po knaqna kur vij me ju pa
Te bashqja e vogel aroma të nginë
S’ka asnjë peshore që e mat dashninë

YMERI:
Sa herë ti n’a vjen shyhret po ka bashqja
E ma t’miren shije qat’herë e ka kafja
Nana kur na fol me zanin si mjaltë
S’ka asgjë në botë m’a shumë që na knaq

DHURATA:
Mallin për këtë shpi s’ka kush që e hjekë
Dashnija e nanës në çdo hap më ndjek’
Më jep lumturi, besim edhe shpresë
Engjullin ma t’mirë nanën e k’i n’jetë

YMERI:
Nana edhe motra janë ilaç për varr’
Për to pa mendue e kalli dynjanë
Si me fluturue kur i thras në emër
Dashnija për dyjat ruhet te kjo zemër
Komente 0