>
BIOSHQIP

Zbulohet I Dashuri I Diellza Kolgecit

11-09-2015
Bukuroshja Diellza Kolgeci, më në fund ka pranuar se është e dashuruar. Ajo këtë gjë e ka deklaruar duke qenë e ftuar në një emision televiziv në Prishtinë. 37-vjeçarja në shenjën e Ujorit, duket se më në fund ka rënë kokë e këmbë në dashuri, e i përzgjedhuri i saj është një arkitekt i ri në moshë, por edhe në profesion, transmeton Panorama. Noli Fetoshi, djaloshi të cilin Diellza e merr pas vetes gati në çdo event që shfaqet, është i dashuri i saj. Ndonëse deri më tani e ka mbajtur të fshehur, çifti ka tri vite që frekuentojnë njëri-tjetrin dhe duken mjaft të lumtur, e këtë gjë e dinë edhe familjet e çiftit. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë nga Diellza dhe partneri për ndonjë fejesë apo martesë, por thjesht po e shijojnë këtë romancë të bukur.
(Panorama)

Zbulohet I Dashuri I Diellza Kolgecit