>
BIOSHQIP
Biografia
Djemtë e Detit ishte një grup rroku, i krijuar në vitin 1989 që mbase është ndër të rrallët që vjen nga jashtë Tiranës dhe që ka patur sukses. I krijuar në Lezhë, muzika e tyre e hershme kishte ndikime të qarta nga hard-rroku dhe metali, që ishte shumë aktual në mesin e viteve '80 në të gjithë botën. Hiti i tyre më i madh mund të konsiderohet kënga "Mos qaj", një baladë e cila pa dyshim që mund të hyjë në antologjinë e rrokut shqiptar, nëse bëhet një e tillë. Djemtë e Detit kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale ku janë vlerësuar nga vetë publiku dhe sigurisht çmimet nuk kanë munguar.

Në Dhjetor 1991, Djemte E Detit marrin pjesë në Festivali i 30-të në RTSH me këngën "Endrrat Qe Per Ty I Thura", ku fitojne çmimin e dyte (Muzika: B.Daci Teksti: G. Demaliaj).

Në Dhjetor 1992, Djemte E Detit marrin pjesë në Festivali i 31-të në RTSH me këngën "Lamtumire".

Në Dhjetor 1994, Djemte E Detit marrin pjesë në Festivali i 33-të në RTSH me këngën "Nxitoj".

Në vitin 1995, Djemte E Detit fitojne çmimin e dyte ne Festivalin e Pare te Rockut Shqiptar.

Në vitin 1996, Djemte E Detit fitojne çmimin e pare ne Festivalin e Dyte te Rockut Shqiptar.

Në Dhjetor 1996, Djemte E Detit marrin pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën "Balade Per Jakup Ferrin", ku fitojne çmimin per perpunimin e kenges popullore etno-rock.

Në Dhjetor 1997, Djemte E Detit marrin pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën "Mos Qaj", ku fitojne çmimin "Interpretuesi dhe grupi me i mire" (Muzika: B. Daci Teksti: G. Demaliaj Orkestrimi: V.Markvukaj).

Në Dhjetor 1998, Djemte E Detit marrin pjesë në Festivali i 37-të në RTSH me këngën "Kohe Pa Ty", ku fitojne çmimin "Interpretuesi me i mire" si dhe çmimin special "Kenga me e mire" akorduar nga Ministria e Kultures (Muzika & Orkestrimi: V. Markvukaj Teksti: G. Demaliaj).

Në Dhjetor 1999, Djemte E Detit marrin pjesë në Festivali i 38-të në RTSH me këngën "Zemerthyeri".

Në Shtator 2002, Djemte E Detit marrin pjesë në Mikrofoni I Artë 2002 me këngën "Jo Tani", ku fitojne çmimin e pare "Mikrofoni i arte" (uzika & Orkestrimi: V. Markvukaj Teksti: G. Demaliaj).

Në vitin 2002, Djemte E Detit publikojnë albumin "Izolimi Vdes". Duke përmbyllur mbase fazën e parë të karierës së tyre, ata nxjerrin edhe albumin e tyre të parë "Izolimi vdes", i cili përmbledh krijimet e tyre. Albumi ka rezultuar shume i suksesshem dhe vazhdon te shitet dhe sot e kesaj dite.

Në Nëntor 2007, Djemte E Detit marrin pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën "Ne Udhekryq".

Më 14 Mars 2009, Djemte E Detit publikojnë albumin "Epos", i cili shënoi një fazë të re në krijimtarinë e tyre. Muzika është e bazuar në rrok, por ka edhe këngë nga gjini të tjera. Albumi si tërësi mund të thuhet se është më eksperimentues dhe një ekperiencë e re muzikore për grupin dhe, sigurisht, për publikun. Përkrah dy pjesëtarëve të njohur të grupit, u rreshtuan edhe dy muzikantë të tjerë, Sokol Keci dhe Arjan Gjici.

Në vitin 2012 në turneun veror “Summer Fest” në qytetin e tij të lindjes Lezhë, Djemtë E Detit kanë interpretuar disa prej hiteve më të suksesshme.

Më 27 Janar 2015, vokalisti i grupit Gent Demaliaj nuk arriti të fitonte betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Demaliaj është cilësuar si një ndër vokalistët më të mirë të rrokut në Shqipëri dhe zëri i tij ka spikatur ne çdo interpretim. Ai ishte i martuar dhe ishte babai i kengëtares Edea Demaliaj.

Më datë 16 Dhjetor 2022, Djemte E Detit publikojnë videoklipin "Per Nje Lot". Kënga është kompozuar nga Valentin Markvukaj.
DËRGOI:

KATEGORI: