TEKSTESHQIP
Djemtë E Detit - Simfonia E Shpirtit
Djemtë E Detit
Simfonia E Shpirtit

Për muzikën e këngës u kujdes Valentin Markvukaj, ndërsa për lirikat është përkujdesur Alfons Zenelaj. Krijimi muzikor i radhës ka dalë i punuar me finesë artistike edhe me një realizim vizual, i cili u transmetua me datë 25 Korrik 2024.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Stinët ndërrohen si më parë
njëlloj deti përsëri
dallgët që ngrihen në jetë
vinin nga gjoksi i tij

E njëjtë mbete dashuri
pa arsye, krejt pafaj
njëlloj kënga si më parë
shuhet tingujve të saj

Dhe ne mbetëm po ata
si dy brigje në oqean
që askush nuk i bashkon
askush nuk i ndan

Asnjë gjë në botë
nuk po ndryshon
fati po njëlloj
po na ndëshkon
se veç ne u deshëm
në këtë jetë
dhe ky qe
mallkimi i vërtetë

Ecim rrugëve dhe kërkojmë
atë që askush s`e gjen
ky flamur i këngës tonë
i vetmi refren

Asnjë gjë në botë
nuk po ndryshon
fati po njëlloj
po na ndëshkon
se veç ne u deshëm
në këtë jetë
dhe ky qe
mallkimi i vërtetë

Kontribuan:
Eduart Nonaj

VIDEOKLIPE

Komente 0