Dorina (Nizami) Tiko është një soprano koloraturë, e cila spikat për zërin e veçantë dhe potent. Teksa vazhdonte Liceun Artistik Jordan Misja, Dorina u njoftua për një audicion në një nga studiot muzikore me qëllim formimin e një grupi këngëtaresh vajza. "Spirit Voice" ishin grupi i parë femëror në Shqipëri me një karrierë të shkëlqyer, që i solli publikut plot këngë dhe energji në të gjitha interpretimet e tyre. Dorina ka qenë një nga autoret e shumë teksteve për Spirit Voice. Grupi vazhdoi deri në vitin 2000, kur Dorina niset për në USA dhe Elia për të vazhduar studimet e aktrimit në Paris.
Më datë 24 Tetor 2018, ndahet nga jeta bashkëshorti i Dorinës, Xhuljan Tiko, në moshën 41 vjeçare. Një fatkeqësi me të cilën Dorina po përballet çdo ditë dhe mundohet të gjejë forcë tek dy djemtë e saj Nick dhe Alex Tiko.
Dorina vazhdon jetën në Amerike me dy djemtë e saj Nick dhe Alex Tiko. Ajo e ka vazhduar karrieren atje duke kënduar në koncerte të ndryshme për komunitetin shqiptar në shtete të ndryshme.