TEKSTESHQIP
Dren Abazi - Zjarr E Akull
Dren Abazi
Zjarr E Akull

Ky produkt muzikor erdhi i finalizuar tek audienca i punuar mjaft mirë me videoklip muzikor, i cili u publikua me datë 2 Shkurt 2020. Kompozimin dhe tekstin e punoi vetë artisti, teksa kënga vjen e orkestruar në bashkëpunim nga Dren Abazi & Samer Agolli.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Mos më thuaj se ti do të ikësh tash.
Pa shumë zhurmë e pa shumë bujë, mos thuj!
Mos më thuaj, se kjo është nata e fundit bashkë.
Rrugët na ndahen, e na mbesim t'huj.

E nëse ti do t’ikësh nesër,
çaj s’do t’pimë ma n’park.
Unë do t’vij aty i heshtur,
do t’shikoj nga larg.

Kushedi...
Mbase jeta kaq kohë kishte, për ne të dy.
Një botë tjetër, ma e mirë do t’ishte.
Por, unë e di...
Asgjë tjetër nuk e ka ma atë hijeshi,
që e sjell veç hija jote, sa herë që shfaqesh ti!

Të ftohtë si akull jam mësuar të t’kem përballë,
Dhe nuk e di nëse e lumtur, je vallë?!
Me buzët e ngrohta, ti prapë të ftohta i ke ato fjalë,
Të ftohtë si akull, jam mësuar të t’kem përballë!

Kushedi...
Mbase jeta kaq kohë kishte, për ne të dy.
Një botë tjetër, ma e mirë do t’ishte.
Por, unë e di...
Asgjë tjetër nuk e ka ma atë hijeshi,
që e sjell veç hija jote, sa herë që shfaqesh ti!
Komente 0