TEKSTESHQIP
Dren Abazi - Në Sytë E Tu
Dren Abazi
Në Sytë E Tu

Nuk është i një rëndësie dytësore fakti që projekti u finalizua tek shikuesit i punuar në dimensionin vizual edhe me videoklip muzikor, produksioni i të cilit u përgatit nga Gerti Ibra. Videoklipi u publikua më 13 Shkurt 2022. Muzikën, tekstin dhe okestracionin e përgatiti vetë këngëtari, teksa këngën e punoi në studio Samer Agolli.
Teksti :: Song Lyrics
Ajo si dritë e bardhë mes reve
Që shëndrin nëpër qiell
Me zjarrin e saj ajo shkrinë dhe akujt
Që s’i shkrinë dot as ky diell.

Ajo nuk flet, ajo vec hesht
S’ka forcë te qesh por buzëqesh
Kur ajo ambël natën fle
Flenë yjet, deti, qielli me re

Në net’ e bukra e pa zhurmë,
Ti mu m’ëndërro

Më rrëmbej me zjarrin që digjet në sytë e tu
Sytë e tu
Kur m’shohin mu
Sytë e tu

Unë s’e di çfarë shije ka sot grimi
Që është fshirë, e lagë me lot
I ngrirë është në fytyrën e saj gëzimi
Dhe unë pikëllimin e ndjej sot

Ajo nuk flet, ajo vec hesht
S’ka forcë te qesh por buzëqesh
Kur ajo ambël natën fle
Flenë yjet, deti, qielli me re

Në net’ e bukra e pa zhurmë,
Ti mu m’ëndërro

Më rrëmbej me zjarrin që digjet në sytë e tu
Sytë e tu
Kur m’shohin mu
Sytë e tu
Në Sytë e Tu

DËRGOI:
Renditja
Top 200

VIDEOKLIPE

Komente 0