TEKSTESHQIP
Drini Causholli - Luftë Me Vetveten
Drini Causholli
Luftë Me Vetveten


TEKSTI :: SONG LYRICS

Boll dëgjova, boll pranova
Mjaft zemerimit, mjaft vajtimit
Nuk mban më kupa është plotë
Të gjithë njësoj, pa vlerë, pa shpirt, pa botë

Mjerë kjo turmë e mallkuar, e helmuar, e tradhëtuar
Armik I vetes, veten Lufton
Ashtu na lane, na pane tek vritemi

Jo nuk mundem të besoj më
Larg vetvetes, jo nuk gjehem dot
I mbyllur brënda meje mbytem
Sa lehtë t’i urrej të gjithë

Tani do mbyllë sytë, të më marresh përsëri
E të më cosh atje ku isha vec fëmije
Pak qetësi kërkoj në shpirtin tim
Me ty dua të rri

E shikon si më ke nxitur, më ke shtyrë, e katandisur
Gënjej si ty, unë flas si ty, unë vjedh si ty, unë vras si ty

Mu nxi faqja, mu nxi jeta
Nuk kam më ftyrë të shoh veten
E pranoj, veten nuk njoh
Nuk mund të vazhdoj
Nuk mund të toleroj
Komente 0