TEKSTESHQIP
Dritan Jashari - Dibër, Emrin Kush S'ta Treti
Dritan Jashari
Dibër, Emrin Kush S'ta Treti
(Feat. Ilir Shaqiri)

Ky material është bërë i disponueshëm i përpunuar nga sfera vizuale me një klip muzikor, i cili u transmetua me datë 12 Qershor 2025.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Në këto bjeshkë ku hëna ndalet,
flet Korabi me nëntë malet.
||: Mallë po kam me i mbledh këta burra,
ku rrin mendja n’ato kulla. :||

Këtu me gjak shkrujti lavdia,
me i bashku trojet Shqipnia.
||: Kanë lindë burra prej këtij dheu,
këtu ka lindë dhe Skënderbeu. :||

Ref.:
||: Dibër moj, emrin kush s’ta treti,
flaka e luftës, jo as kurbeti.
Përreth botës anë e mbanë,
gëzohet Dibra për dibranë.
Gëzohet Dibra, gëzohet Dibra për dibranë. :||

Sa herë thërret gryka e Radikës,
bëhen bashkë dy krenë të shqipës.
||: N'Dardhë po prin e vendin skuqi,
gjeneral Elez Isufi. :||

Këtu jeton besë e liri,
por si vala e Drinit t’zi.
||: Se i kanë mbrojt me gjak këto male,
krenari n’trojet shqiptare. :||

Ref.:
||: Dibër moj, emrin kush s’ta treti,
flaka e luftës, jo as kurbeti.
Përreth botës anë e mbanë,
gëzohet Dibra për dibranë.
Gëzohet Dibra, gëzohet Dibra për dibranë. :||

Përreth botës anë e mbanë,
gëzohet Dibra për dibranë.
Gëzohet Dibra, gëzohet Dibra për dibranë.
Dibër moj, emrin kush s’ta treti.

Kontribuan:
Komente 0