Edona që në shkollën e ulët kishte filluar të mësoj muzikën. Ka të mbaruar shkollën e ultë dhe të mesme të muzikës. Ka studiuar dhe në Fakultetin e arteve, drejtimi i muzikës. Pas saj qëndrojnë shumë koncerte, çmime e suksese. Këngëtarja Edona Llalloshi ka marrë pjesë nëpër shumë festivale shqiptare si: "Akordet e Kosovës", kur ishte fëmijë, në "Show Fest 1996", "Zambaku i Prizrenit 1997" ku dhe fitoi vendin e parë, "Polifest 2002", ku fitoi vendin e dytë dhe mikrofonin e artë. Ajo çdo vit realizon shumë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme rinore në Kosovë dhe jashtë saj. Shpesh ka qenë edhe në vende të para nëpër top-listat e televizioneve e radio shqiptare. Hobi i saj eshte Muzika dhe sidomos ajo e lehte dhe klasike. Kengetarja qe i pelqen me shume eshte Celine Dion, ndersa nga aktoret pelqen Sharon Stone dhe Julia Roberts. Shkrimtari i saj i preferuar eshte Ismail Kadare. Per te Prishtina ngelet qyteti me i dashur. Stina me e bukur per te mbetet Pranvera, ndersa e nervozojne shume Thashethemet. Edona Llalloshi nuk është nga këngëtaret që kanë pasur skandale ose afera dashurie. Pas një martese fatkeqësisht të dështuar, Edona Llalloshi u martua sërish në vitin 2012 dhe ka një vajzë bukuroshe që e quajnë Doa.