TEKSTESHQIP
Eduart Dëma - Ma Plase Buzën
Eduart Dëma
Ma Plase Buzën
(Feat. Sidorela Roli)

Për melodinë dhe për orkestrimin u kujdes Mario Bregu, teksa kënga mbart vargjet e shkruara nga Nexhip Seraj. Nuk mund të nënvlerësohej një aspekt kaq i veçantë, ndaj, produkti në fjalë u përcoll tek një audiencë e gjerë në prizmin vizual edhe me anë të një videoklipi, për produksionin e të cilit është bashkëpunuar me Ar Visual. Kjo premierë është transmetuar më 22 Maj 2025 dhe menjëherë pas publikimit mori tejet mase vemendje.
Teksti :: Song Lyrics
[Djali:]
Sy larushe e asaj porte
Me ato buzët qershi
Më jepë ujë nga shtëmba jote
Të pi ku vë buzën ti

[Vajza:]
Djalë o djalë më ka thën nëna
Kur isha unë si ti
Bo bo çmë ka bërë shtëmba
Kur piu një djalë i ri

[REF.:]
[Djali:]
Se mu ça buza e plasa
Si çahet guri nga vapa
[Vajza:]
Flaka nga buza të dal
Prit sahatin more djalë

[Djali:]
Aman bëj si ta do zemra
Bëj e mos dëgjo njëri
Do ta lë flakën tek shtëmba
Për ato buzët qershi

[Vajza:]
Kur pija më dridhej zëmra
Kur ndjeja buzët e tij
Të dilte etja që kisha
Shkoja pija përsëri

[REF.:]
[Djali:]
Se mu ça buza e plasa
Si çahet guri nga vapa
[Vajza:]
Flaka nga buza të dal
Prit sahatin more djalë

VIDEOKLIPE

Komente 0