TEKSTESHQIP
Eldis Arrnjeti - Ah Sikur
Eldis Arrnjeti
Ah Sikur

Kompozimi dhe produksioni audio u krye nga Apollo, teksa këngën e punoi vetë artisti.
 Nje ze emocionues si ai i Eldis Arrnjetit na beri nostalgjike per historite e shkuara te zemres. Ne nje lufte te perhershme me kohen ne perpiqmi t’i vjedhim asaj kujtimet me te perzemerta me njerezit te cilet lane shenjat e zemres
Teksti :: Song Lyrics
STROFA. 1:
Ikën ditët, u bo’ një vit,
që ty nuk të shoh,
që ty nuk të ndjej
Dhe zemra është gati të shpërthejë.

Kam frikë mos zanin t’a kam harru’!
Mos shumë ke ndryshu, kaq koh pa mu!
Unë jam këtu, me shtratin gjysmë-bosh,
I shoqërum’.

REFRENI:
Ah sikur kohën ta kthej mbrapsht!
Ah sikur ma’ fort’ t’ishim dasht’!
Ah sikur vetëm dhe një çast,
Të t’puthja prap’!

Nëse një ditë unë do t’mungoj,
Do të më gjesh në dhomën bosh,
Duke i mbushur muret plot,
Me emrat tonë.

STROFA. 2:
Ikën ditët pa i numëru’.
e pa e kuptu’.
Asnji’ s’m’ka tregu’,
se pa dashni’ mundesh me mbaru’.

Kam frikë mos sytë unë t’i kam harru’,
Se s’po muj’ me duru pa sytë e tu’.
Ah qoft’ mallku’, dita që unë t’kam ba’ me lotu’.

REFRENI:
Ah sikur kohën ta kthej mbrapsht!
Ah sikur ma’ fort’ t’ishim dasht’!
Ah sikur vetëm dhe një çast,
Të t’puthja prap’!

Nëse një ditë unë do t’mungoj,
Do të më gjesh në dhomën bosh,
Duke i mbushur muret plot,
Me emrat tonë.
Komente 0