>
BIOSHQIP

Elgit Doda, Pëson Dëmtime!

01-11-2014
Kantautori i njohur Elgti Doda ka pësuar së fundmi një lëndim në gjurin e tij të djathtë gjatë provave të kërcimit në spektaklin "Dance with me".

I shoqëruar menjëherë nga koleget ai është dërguar menjëherë në Spitalin Amerikan të Tiranës për të marrë mjekimet e para, ndërkohë që mjekët do të jenë ata që do të vendosin nëse do të prezantohet apo jo këtë të hënë në "Dance with me".

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes rrjetit të tij social Instagram në të cilin ka shkruar: "Javën tjetër do të jem patjetër në skenën e Dance ë ith me, më i fuqishëm se kurrë në konkurim".

Elgiti është konkurent në këtë spektakël me partnerën e tij, këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj. Ai gjithashtu këtë vit do të marrë pjesë në festivalin Kënga magjike me këngën "Insta".
(B.A/Teksteshqip.Com)

Elgit Doda, Pëson Dëmtime!