TEKSTESHQIP
Elhaida Dani - Thema Zemrën
Elhaida Dani
Thema Zemrën

Autor i muzikës është Armend Rexhepagiqi, ndërsa autore e tekstit rezulton të jetë Aida Baraku.
Teksti :: Song Lyrics
1.
Ka tre dit’ që dinë për ne,
tre ditë në ferr.
Ditët e goditjeve, të brrylave,
isha aq e ledhatuar, tash armike e dënuar.

E mësuar jam, të kem ç’ka dua,
të fitoj që nëna ime, të mburret me mua.
Fshihe telefonin tim,
s’dua cingërrimë.

REF.
Ti thema zemrën time, thema ja ku e ke,
si pjatat n’tavernën greke.
Thema zemrën nga muret mbrojtëse, zhveshe!
Thema zemrën botë mizore, fare mos më mbaj për dore.
Sot u theva para këmbëve, a e sheh?!
Si pasqyra e një mbretëreshe!

2.
Si një takë’ thehet lehtë, kur shkel mbi gropë,
para milionave, u bëra copë!
Një sekond për tokë u shtriva, pluhurin ende s’e fshiva…
Të lënduarit, më vrasin pa mëshirë,
të njollosurit, të shitën të dëlirë,
pëshpërima që bërtasin: Ti nuk je e mirë!

REF.
Ti thema zemrën time, thema ja ku e ke,
si pjatat n’tavernën greke.
Thema zemrën nga muret mbrojtëse, zhveshe!
Thema zemrën botë mizore, fare mos më mbaj për dore.
Sot u theva para këmbëve, a e sheh?!
Si pasqyra e një mbretëreshe!
Komente 1