Elsamed Senaj (Eli-G)
  • Emri i Vërtetë:
  • Elsamed Senaj
  • Vendlindja:
  • Shkoder 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Shqipëri 
  • Mosha:
  • 25 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 16 Gusht 1994
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♌ Luani
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  27
Këndon kryesisht: pop hip-hop dance

Elsamed Senaj (Eli-G) është këngëtar i njohur. Elsamed Senaj, i njohur si Eli-G është me origjinë mga Malësia e Madhe dhe filloi të merrej me muzikë në rrymën Hip-Hop në moshën 15 vjeçare. Duke parë momentet e kohës së atëhershme edhe i tërhequr nga pasioni i madh për muzikën, ku në këtë moshë ai do bënte këngën e parë, i cili do startonte fillimin e një karrierë shumë të vështirë, por edhe të bukur. Krijoi audiencë shumë shpejt duke marrë pjesë në evenimente, koncerte të ndyshme duke fituar audiencë më të lartë edhe duke fituar çmime të ndyshme dhe kjo gjë e forcoi rrugën që të hidhte hapa më tej në rrugën muzikore. Në vitet në vazhdim, shijet muzikore do ndryshonin duke ndyshuar rrymë. Duke parë shijet e publikut që tashme ishin House & Dance Eli-G tek publiku ofrohej edhe me këngë të reja shumë shpesh ku ka realizuar edhe shumë bashkëpunime të ndyshme me këngëtarë te njohur, pjesëmarres në evenimete si Kënga Magjike, Top Fest, Magic Fest etj. Edhe me thënien: çdo ditë i hap më lart vazhdon karriera e Eli-G, çdo ditë me projekte të reja te ndryshme vetëm për të përcjellë tek publiku ritme pozitive edhe pozitivitet për kënaqësinë e tyre dhe për të zhgënjyer fansat e tij. Eli-G u bë i njohur edhe për organizim eventesh dhe sidomos për organizimin e Shkodra Fest, një festival i organizuar në qytetin e Shkodrës ku kanë marrë pjesë shumë këngëtarë të rinj e të njohur. Edicioni i parë u mbajt në Dhjetor të vitit 2014. Edicioni i dytë bëri që ky festival të fillojë të kthehet në një traditë. Eli-G vendosi të kapërcejë kufinjtë, duke organizuar Prizren Fest në vitin 2015.

Në Maj 2012, Eli-G merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Elektro Syle".

Më datë 27 Tetor 2012, Eli-G publikon videoklipin "Dashurija Jone", në bashkëpunim me Elsida Sinaj.

Më datë 7 Janar 2013, Gutti publikojnë videoklipin "Jetimi", në bashkëpunim me Eli-g & Lejtoni.

Më datë 9 Gusht 2013, Eli-G publikon videoklipin "Sa Si Une Dashuron", në bashkëpunim me Marseli.

Më datë 27 Dhjetor 2013, Eli-G publikon videoklipin "Bela", në bashkëpunim me Rati & 52oni.

Më datë 13 Qershor 2014, Eli-G publikon videoklipin "N'shpirt Me Ke Vra", në bashkëpunim me Barbana & Shpat Kasapi.

Më datë 4 Gusht 2015, Eli-G publikon videoklipin "Ama", në bashkëpunim me Albana Mesuli & Labinot Rexha. Muzika e këngës u punua nga Maringlen Boja, teksti u shkrua nga 52oni, ndërsa për orkestrimin u kujdes Maringlen Boja. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 28 Maj 2016, Duli publikojnë videoklipin "1 Sen", në bashkëpunim me Kristi & Eli-G. Muzika e këngës u punua nga Maringlen Boja, teksti u shkrua nga 52oni.

Më datë 22 Korrik 2016, Eli-G publikon videoklipin "Si 5-77777".

Në Maj 2017, Elsamedi shkëputet përkohësisht nga muzika dhe hyn në shtëpinë e Big Brother Albania bashkë me të dashurën e tij Ambrën, 20 vjeçare nga Shkodra. Por ne veren e vitit 2017 i rikthehet muzikes dhe videoklipeve.

Më datë 7 Gusht 2017, Eli-G publikon videoklipin "Unë Jam Elsamedi". Muzika e këngës u punua nga Maringlen Boja.

Më datë 7 Shtator 2017, Eli-G publikon videoklipin "A Din Me Bo Twerk".

Më datë 14 Shkurt 2018, Eli-G publikon videoklipin "Zemer Je Ti". Teksti u shkrua nga Elsamed Senaj (Eli-G). Për orkestrimin u kujdes Maringlen Boja.

Më datë 12 Maj 2018, Eli-G publikon videoklipin "Pare Pare". Muzika e këngës u punua nga Maringlen Boja, teksti u shkrua nga Elsamed Senaj (Eli-G).

Endri ka njoftuar se më datë 23 Maj 2018, do publikojë videoklipin "Mashallah", në bashkëpunim me Eli-G.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  EliGofficI  

Profili

Facebook

Profili

Snapchat

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Elsamed Senaj (Eli-G) »