>
BIOSHQIP
Biografia
Elina Duni është vajza e shkrimtares Besa Myftiu dhe e regjizorit Spiro Duni. Elina ngjitet për herë të parë në skenë në moshën pesë vjeçare, dhe fillon studimin e violinës. Gjatë viteve 1986-1991 ajo këndon në Radio Televizion ashtu si dhe në Festivalet e Fëmijëve ndërsa në vitin 1991, shpërngulet në Gjenevë të Zvicrës, bashkë me mamanë e saj; ajo nisi studimet për pianon klasike në Konservatorin e Gjenevës dhe vazhdon studimet e muzikës në shkollën e mesme artistike «De Saussure» ku edhe zbuloj jazz-in.

Elina Duni në vitin 2000, mbasi merr Diplomën e Maturës në degën artistike dhe të gjuhëve të huaja, Elina Duni bën pjesë në një risi projektesh të ndryshme:

Midis viti 2000 dhe 2004, Elina Duni luan në filmin "Yllka" (Shqipëri-Zvicër 2002), ku bashkëpunon edhe për muzikën e filmit. Bashkë me pianistin Gent Rushi, ajo jep koncerte të ndryshme në Shqipëri dhe luan në shfaqjen "Tre farca nga Tchehov" të Spiro Dunit. Bashkë me José Louis «Sarten» Asaresi, Elina krijon grupin «Extrangers in the Noise» ku tingujt elektronikë përzihen me absurditetin e jetës dhe më pas niset për në New York për t’u ballafaquar me vetminë e qyteteve të mëdha. Mbas rikthimit në Zvicër, ajo luan në shfaqjen “La Preuve du Contraire“ me regji të Fredy Porras, Gjenevë.

Në vitin 2004, Retrovizorja & Elina Duni publikojnë albumin "Lakuriq".

Gjatë viteve 2004-2008, Elina Duni studioj në Shkollën e Lartë të Arteve në Bern (HKB) në degën jazz për kanto, kompozicion dhe pedagogji. Elina Duni në vitin 2005 krijon grupin Elina Duni Quartet me Colin Vallon në piano, Patrice Moret në kontrabas dhe Norbert Pfammatter në bateri. Muzika që ata interpretojnë bashkon tingujt e ballkanit me jazz-in. Në 2007-tën fiton bursën «Friedl Wald».

Në vitin 2008, Elina Duni dhe kuarteti publikon albumin e parë "Baresha", i cili pritet shumë mirë nga shtypi zvicerian dhe gjerman ; gjatë kësaj kohe grupi luan koncerte të shumta në Gjermani dhe Zvicër. Elina Duni merr çmimin «Coup de Coeur» nga kantoni i Bernit dhe bursën « Best-Berufseinstieg » nga Shkolla e Lartë e Arteve e Bernit, luan dhe bashkëpunon per kompozimin e muzikës së shfaqjes të teatrit «Engel» me regji te Christian Probst, Bern, bashkë me Colin Vallon dhe Rico Baumann.

Në vitin 2009 Elina Duni zgjidhet nga Festivali «Swiss Diagonales Jazz» për të luajtur në projektin « SDJ Mentoring Project» me pianistin e famshëm norvegjez Bugge Wesseltoft nëpër gjithë Zvicrën. Elina Duni Quartet merr çmimin nga Pro Helvetia «Inkurajimi Prioritar i Jazz-it 2010-2012».

Në vitin 2010, Elina Duni publikon albumin e dytë "Lume Lume". Shtypi gjerman, zvicerian, austriak dhe francez e pret me shumë entuziasëm dhe kuarteti fillon turnetë nëpër gjithë Evropën.

Në vitin 2010, Retrovizorja & Elina Duni publikojnë albumin "I Kaltër".

Në vitin 2011 kompozitori dhe pianisti i famshëm francez André Manoukian fton Elina Dunin në albumin e tij "Melanchology" (Universal).

Në shtator të vitit 2012 del në treg albumi i tretë "Matanë Malit", një homazh për Shqipërinë, i cili publikohet tek një nga shtëpitë diskografike më të famshme të jazz-it në botë: ECM/Universal. Grupi fiton çmimin Jazz Pott në Essen, Gjermani dhe luan në gjithë Evropën dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më datë 10 Mars 2014, Elina Duni publikon videoklipin "Në Tiranë".

Më datë 15 Korrik 2014, Elina Duni publikon videoklipin "Pamundësi".

Në Qershor 2016, Elina Duni merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 15 me këngën "Mos Ki Frike".

Në vitin 2014, Elina Duni vjen për herë të parë si kantautore me albumin e saj solo "Muza E Zeze".

Në prill të vitit 2015, Kuarteti publikon albumin e radhës tek ECM, "Dallëndyshe". Një album që risjell këngët e vjetra shqipe në një formë plot finesse ritmike dhe subtilitet. Albumi korr shumë sukses tek shtypi evropian.

Më 27 prill 2018, Elina Duni publikon albumin "Partir" (Nisje) me 12 këngë tradicionale shqiptare, armene, maqedonase, zvicerane dhe andaluziane. Theksojmë se bukuroshja ka bashkëpunuar me emra si Jacques Brel, Domenico Modugno, Alain Oulman etj.

Më datë 19 Shtator 2018, Elina Duni, Eda Zari, Linda Rukaj, Vlashent Sata & Shpat Deda publikojnë videoklipin "Lum Lumi I Lire!".

Në vitin 2019, Elina Duni, David Enhco & Marc Perrenoud publikojnë albumin "Aksham".

Në vitin 2023, Elina Duni publikon albumin "A Time To Remember".