TEKSTESHQIP

Elina Duni
Mos Ki Frike
Lyrics

Mos ki frikë shpirt
ja po shkoj edhe unë,
larg teje nëpër natë.
E vetme
mes qenjve që ulërijnë
se hëna i ka marrë inat.

Më jep një puthje të fundit
dhe një drithërimë më tej.
Mbylle derën
dhe me lotët e tu
kyçe zemrën
dhe më mos më ndjej.

Ja po zhdukemi
unë dhe ëndrrat e mia
larg larg larg.
Përtej reve, maleve dhe heshtjes
Për ty do të mbetemi veç një
varg.

Mos ki frikë shpirt
se koha shëron
gjithçka
përveç budallenjve.
Sado e dhimbshme të duket sot
nesër asgjë
s’është më e pafundme.

Më jep një puthje
dhe vrapo larg meje
dhe vrapo e gjej nje mal.
Kafshoji buzët
e ngjitu sa më lart
dhe atje në majë
emrin tim fort piskat.

Dhe do shërohesh
nga unë dhe ëndrrat e mia
do na hedhësh larg.
Përtej reve, maleve dhe heshtjes
per ty do të mbetemi veç një
varg.