A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
  • 20-04-2016
    Reperi Elinel duket se përfundimisht i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka ndërruar unazat me të dashurën e tij të kahmotshme, Klementinën, me të cilën është parë edhe në shumë dalje publike. Telegrafi ka siguruar një foto të çiftit që i sheh ata në sesion fotografik tipik për të martuarit. Megjithatë, reperi vet nuk ka folur për një martesë dhe e ka mbajtur atë në mënyrë shumë sekrete dhe larg mediave. Mësohet se bashkëshortja e Elinelit, Klementina është shtatzënë. Ky do të jetë fëmiu i parë i çiftit....

  • 27-09-2014
    Reperi i njohur Elinel ka publikuar videoklipin e tij më të ri "Na thej". Muzika eshtë bërë nga Art-On Beatz ndërsa masterginu në studion e Red Box Entertainment. Harmonizimi është realizuar nga Seven Saraçi, e ndërsa për videoklip janë përkujdesur Agon Hamza & Veton Bekteshi . Në këtë videoklip shihen edhe disa prej fytyra mjaft të njohura publike të ciltë kanë marrë pjesë gjithashtu në klip....

  • 31-05-2014
    Rep-këngëtari i njohur, Elinel, ka njoftuar se në ora 16:00 të 31 Majit do publikojë një këngë të re. Kënga titullohet "Mal me Heda", njofton reperi në një status në Facebook. Kënga u publikua në kanalin zyrtar të Elinelit në Youtube. Ky është teksti i refrenit të këngës: "Dulë diçka prej toke vrejta Ngul shihkam vullkan me heda Një fushë t'mbushur me filtera Dhe një mal të mbushur fleta Bash në kohë të duhur gjeta Pa u bo gips, e strejt unë meta Se një kyçje më fryu era Pjesa tjetër e preme n'xhepa" Klikoni mbi ...

  • 27-04-2014
    Një prej reperëve më të talentuar shqiptar, Elinel, ka publikuar projektin e tij të ri, të parin projekt të madh për vitin 2014. Projekti titullohet "Legend" dhe e shfaq reperin në stilin e tij të zakonshëm, me shumë shokë përreth dhe në ambiente reale pa shumë vetura të shtrenjta e femra të zjarrta. Muzikën e ka punuar producenti nga Ulqini, X, teksa videoklipin e ka realizuar Agon Hamza në Kamerë, Veton Bekteshi në montazhë dhe natyrisht teksti nga vet reperi. 127/127664 Ky projekt e shënon rikthimin e Elinel n...

  • 26-04-2014
    Një prej reperëve më të talentuar shqiptar, Elinel, ka gati projektin e tij të ri i cili vjen me videoklip. Elinel ka konfirmuar se sot do të sjellë video-projektin e tij të ri muzikor. Kënga titullohet "Legend" dhe është i pari projekt i madh për këtë vit nga reperi shumë i talentaur shqiptar. Kënga është punuar nga producenti X, kurse videoklipin e kanë punuar në kamerë, Agon Hamza, në montazhë Veton Bekteshi, kurse regjistrimi është bërë nga RedBox entertainment. Elinel u përfol kohë më parë për paraqitjen e tij birliante në emisionin Top Show në Top Channel, ku me vokalin e tij karakteristik dhe karakterin në skenë, ...
  • 20-04-2014
    Një prej reperëve më të talentuar shqiptar, Elinel, e ka vërtetuar këtë epitet në një prej performancave të tij të ralla së fundmi. Me përkrahje jo aq të madhe nga televizionet dhe radiot, krijuesi i hitit "Bullet", ka qenë prezent kohë më parë në emisionin Top Show në Top Channel. Elinel performoi 'live' në këtë emision me bend dhe shfaqi paraqitje të jashtëzakonshme, duke treguar se interpretimi i tij 'live' i këngës "Bullet" tingëllon më mirë 'live' se sa nga incizimi në studio. Vet Elinel është injoruar pjesërisht nga med...

  • 16-01-2014
    Reperi nga Prishtina, Elinel dhe këngëtarja e re, Lea Metolli, kanë publikuar këngën e tyre të re, “Cold World”. Bashkëpunimi është në gjuhën angleze dhe nuk ka asnjë strofë të tekstit në gjuhën shqipe. Reptura dhe vet kënga janë shumë të buta, që i përshtaten stinës që jemi aktualisht. Reperi Elinel ka sjellë së fundmi një seri këngësh, të cilat ai po i zbulon para fansave të vet, ndonëse nuk realizon shpesh videoklipe dhe nuk ka pasur përkrahjen e merituar mediale....

  • 24-10-2013
    Top reperi shqiptar, Elinel, ka deklaruar se ai nuk e ka ndërmend të jetë pjesë e ndonjë ‘labeli’ apo grupimi të caktuar të hip hopit, pasi sipas tij ato nuk janë të frytshme. Reperi, i cili ishte mysafir i emisionit Express në KTV, ka folur për karrierën e tij, dhe albumin e fundit “O”. Ai e konsideroi këgnën e fundit të albumit, “Nimë”, si një protestë ndaj zhvillimeve të fundit, duke thënë se ai nuk e ka planifikuar më parë që ta lansojë para zgjedhjeve ndonëse tematika përshtatet. Nga ana tjetër, i pyetur se nëse ka marrë...

  • 21-10-2013
    "Nimë" titullohet projekti më i ri i reperit Granit Bajraktari i njohur në publik me emrin artistik si Elinel. “Nimë” e cila është me tekst të shkruar nga vet ai dhe muzik nga Blanco, reperi e ka sjellur me videoklip të realizuar në një mënyrë shumë të veçantë nga produksioni “FronMedia”. Titulli i këngës "Nimë" lidhet me emrin e albumit të reperit që titullohet "O", e cila njëherësh është edhe kënga përmbyllëse e këtij albumi....

  • 16-06-2013
    Reperi nga Prishtina, Elinel, ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të hip hopit me performancën e tij të jashtëzakonshme në natën e dytë të festivalit më të madh të birrës, Beerfest Kosova. Elinel ishte një prej artistëve që performoi në skenën e Beerfestit, ku ishin të pranishëm mijëra adhurues të muzikës dhe të birrës. Në një moment gjatë performimit të tij, reperi i ri që njihet për vokalin dhe tekstet inspiruese, ka kërkuar nga audienca që ta dëgjojë me vëmendje. Elineli tregohet i ashpër në interpretinin e tij ‘freestyle’ ku...

  • 12-05-2013
    U konsiderua të jetë prej talentëve më të mëdhenj në dekadën e fundit në repin shqiptar, por tani ai nuk është më i tillë – ai pa kurrfarë dyshimi është në mesin e më të mirëve, nëse jo më i miri. Djaloshi nga Prishtina, Granit Bajraktari, i njohur si Elinel, ka publikuar këngën e tij të re të titulluar “Sirena”. 118/118737 Këngës ai i ka bashkëngjitur edhe videokipin, që e ka punuar produksioni i ri “Emergency Media”. Videoklipi është xhiruar në disa lokacione dhe në pjesën më të madhe reperi qëndron në lëvizje bashk me përkrahësit, apo si i quan ai miqt e tij të rrugës. “Sirena” ka tekst të qartë që prek anën e...
  • 28-10-2012
    Një prej reperëve më të talentuar, Elinel, ka publikuar videoklipin e tij të parë me këngën e titulluar "Bullet". Kënga e realizuar nga Big Mouth Production është me tematikë kryesore jetën e të rinjve në kryeqytet, duke i sjellë ata në skenan të thjeshta, por kuptimplote në videoklip. Videoklipi është punuar nga PinkMoon, ndërsa vlen të përmendet se kënga është edhe në gjuhën angleze dhe në atë shqipe, ku reperi nuk shfaq asnjë problem të bëjë rima prej më të fuqishmëve....


Faqet:
1

» Dërgo Një Lajm »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019