TEKSTESHQIP

Elinel: Jam Egoist Në Muzikën Që Bëj

24-10-2013
Elinel: Jam Egoist Në Muzikën Që Bëj
Top reperi shqiptar, Elinel, ka deklaruar se ai nuk e ka ndërmend të jetë pjesë e ndonjë ‘labeli’ apo grupimi të caktuar të hip hopit, pasi sipas tij ato nuk janë të frytshme.

Reperi, i cili ishte mysafir i emisionit Express në KTV, ka folur për karrierën e tij, dhe albumin e fundit "O".

Ai e konsideroi këgnën e fundit të albumit, "Nimë", si një protestë ndaj zhvillimeve të fundit, duke thënë se ai nuk e ka planifikuar më parë që ta lansojë para zgjedhjeve ndonëse tematika përshtatet.

Nga ana tjetër, i pyetur se nëse ka marrë pjesë e ndonjë hip hop ‘labeli’ dhe nëse ka menduar të jetë pjesë e tyre, Elinel u tregua i drejtpërdrejt duke mohuar tratativa të tilla.

"Nuk i takoj asnjë ‘labeli’. Oferta kam pasur, por për hirë të përgjigjes që i kam dhënë, që dihet cila është, nuk dua t’i bëj publike".

"Nuk mendoj të jem pjesë e ndonjë ‘labeli’ në të ardhmen. Ne shqiptarët, jemi më të fuqishëm në individualitet, shikoni sportet luftarake si boksi dhe xhudo, kurse kur vjen puna në kolektivitet nuk jemi të fuqishëm. Kjo është për t’u ardhur keq dhe kjo është arsyeja pse mendoj se hip hop ‘labelat’ janë jo të frytshme dhe se preferoj të vazhdoj të jem egoist në muzikën që unë bëj", është shprehur Elinel.
Elinel
Nimë
[Teksti dhe Klipi]
(Telegrafi)

Komente 0