TEKSTESHQIP
Elio Norra - Kush Do Të Dojë
Elio Norra
Kush Do Të Dojë

Muzika dhe teksti është një krijim nga vetë artisti, teksa audio u prodhua në studio nga Adrian Hila.
 Elio troket për herë të tretë në “Kënga Magjike”, kësaj here me një këngë të krijuar nga vetë ai.
“Kush do të dojë” vjen si një thirrje zemre për dashurinë dhe interpretimi i këngëtarit siguroi biletat kaluese për në fazën tjetër. Ku janë të dashuruarit?
Teksti :: Song Lyrics
STROFA. 1:
Nuk e di shpirt, se kush nga ne,
U vra më shumë.
Një gjë e sigurtë, faj gjithmonë,
Kam patur unë.

Sikur t’a ndieje këtë mërzi,
Që po më tret!
Do t’a kuptoje se të kam dasht’
T’kam dasht’ vërtetë.

REFRENI:
Kush do të të dojë njësoj, si unë?
Kush do t’i puthi sytë në gjumë?
Si çdo mëngjes një lule pret.
Tani që s’jam, kush po t’a jep?

STROFA. 2:
Nuk e di shpirt, a m’ke harru’,
A në zemër më mban?
Lutem njësoj unë për të dy
Dhe pse s’të kam.

Ende në ëndrra era jote më përndjek
Edhe më shumë mallin m’a shton,
Pa ty pa jetë.

REFRENI:
Kush do të të dojë njësoj, si unë?
Kush do t’i puthi sytë në gjumë?
Si çdo mëngjes një lule pret.
Tani që s’jam, kush po t’a jep?
Komente 0