Eliza Hoxha Ka Ende Kohë Për Një Fëmijë
29-3-2012
E talentuar dhe plot sharm janë jo epitete por cilësi atribuar ndër vite nga publiku. Eliza Hoxha është një artiste unike. E suksesshme në disa fusha dhe me pika interesi të pafundme. personaliteti muzikor i saj është i njohur për publikun. Jo aq ai profesional si urbaniste e pedagoge e sukseshme. Ajo në këtë intervistë na flet jo vetëm për hitet e fundit muzikore dhe eksperiencën profesionale por na zbulon diçka më tepër për veten e saj si njeri me zemër dhe pasione por pa një dashuri.
"Unë gjërat dhe proceset në jetë nuk i shoh dhe nuk i peshoj vetëm si shpërblim financiar…Nuk është se kam jetuar ndonjëherë nga muzika, por të paktën dikur kam gjeneruar aq sa projekti ta mbuloj projektin e rradhës.
Sot kjo bëhet edhe më e vështirë duke parë konditat shumë fluide dhe të paqëndrueshme të një tregu muzikor shqiptar, i cili nuk ka një bazament të vërtet për vlerat"
"Unë jam e prirur që jetës ti qasem pozitivisht e po ashtu edhe relacioneve, pavarësisht shumë zhgënjimeve që më kanë përcjellur deri tani. Jeta është shumë më e bukur dhe ka kuptim kur mendon e kujton momentet e bukura dhe kur bënë gjëra të bukura"
"E gjej veten të dyzuar tek muzika dhe arkitektura. Çdo këngë ka strukturën, ka ritmin, kohën, emocionin. Ka harmoninë e vet. ashtu si edhe cdo qytet që ka strukturën, formën, ritmin, emocionet e tij të shtresuara ndër vite.
Ka aq shumë për t'u zbuluar dhe për ta ushqyer vetën në rrugëtimin dhe rrëfimet e reja midis të dyjave"
Të flasësh për Elizën nuk është e thjeshtë. Karriera si këngëtare, e cila ka ardhur gjithnjë në rritje, e ka renditur Elizën në artistet "big" të muzikës shqipe.
Pas një masteri në Belgjikë, Eliza sot mban postin e drejtoreshës në Këshillin e Lartë Drejtues në Galerinë e Arteve në Kosovë.
Shkruan vetë tekstet e këngëve të saj, ka punuar si fotoreportere dhe opinioniste në të përjavshmen "Zëri", por punon edhe si pedagoge në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Tetovës. në Fakultetin e Arkitekturës.
Një artiste shumëdimensionale, me shumë pika interesi e që për çudi, ka pasur energjinë dhe kreativitetin të ketë sukses në të gjithë "kungujt që mban nën sqetull".
Sapo ke nxjerrë në treg dy klipe të reja. Njëri është me natyrë argëtuese, kurse tjetri, iu dedikohet fëmijëve me sindromën "down". Cila prej këtyre këngëve është e preferuara jote?
Është vështirë të veçosh njërën prej këngëve si më të preferuarën… Paçka se kanë dalë në të njëjtën kohë, këto dy videoklipe janë ideuar dhe realizuar në momente të ndryshme. "Unë jam si ti", flet për njerëzit me sindromën "down",
por që po të dëgjosh me vëmendje tekstin, do të kuptosh se përfshin të gjitha kategoritë e njerëzve me nevojë të veçantë. Puna për këtë klip ka nisur që në muajin mars dhe kënga në fakt, atëherë është publikuar.
Ka qenë dita ndërkombëtare e fëmijëve me sindromin "down". Klipin patëm mundësi ta realizonim në shtator, përderisa prezantimi i projektit të kompletuar u bë gjatë një darke bamirësie të organizuar nga OJQ "Down Sindrom Kosova".
"Nuk mundesh" është një këngë ritmike, në të cilën të shohim shumë ndryshe. Me flokë të gjata, të verdha dhe kaçurrela. Ti ndryshon vazhdimisht edhe në pamje. Pse?
Ndryshimi nuk vjen sepse unë dua të dukem ndryshe për shkak të këtij apo atij trendy, por sepse çdo këngë ka natyrën e saj, së cilës unë përpiqem sa më shumë t`i përshtatem.
Je e vetmja artiste që ka realizuar disa krijime të kësaj natyre, që nga "Homazh për Prishtinën" e deri te "Unë jam si ti"… Pse kjo zgjedhje?
Kjo ndodh sepse, sa vjen dhe piqesh dhe kupton se muzika është më tepër se sa argëtim. Është komunikim. Për këtë arsye, ajo nuk duhet parë thjesht si një mënyrë vetëm për të dëfryer njerëzit,
por duhet të komunikojmë përmes saj mesazhe të rëndësishme për brengat tona, sfidat tona, ëndërrat tona, premtimet apo edhe zhgënjimet tona lidhur më vendin dhe komunitetin të cilit i përkasim.
Muzika ka një forcë të madhe për të përcjellë këto lloj mesazhesh, sepse zgjat më tepër në kohë dhe nuk iu imponohet njerëzve. Ajo dëgjohet me kënaqësi, pa shumë impenjim dhe pastaj, kushdo e zbërthen një këngë në mënyrën e tij; nga grupmosha të ndryshme, kënga kuptohet sipas këndvështrimit të gjithsecilit.
Kënga "Unë jam si ti" është një duet me "Etno Engjujt". Si u bënë ata pjesë të këtij projekti?
Kur disa fëmijë me sindromën "down" janë pyetur nga OJF-ja se cilin këngëtar do preferonin të këndonte për ta, kanë shprehur dëshirën për djemtë e "Etno engjujve". Kështu u bënë ata pjesë e këtij projekti.
Këngën e punuam me Florent Boshnjakun. Ai e ka bërë bazën melodike, kurse unë kam shkruar tekstin, teksa përderisa djemtë e "Etnoengjuve" kanë bërë repturën për pjesën e tyre.
Shkruani shpesh tekste këngësh? Pa tekst këngëtari është i humbur në këngë, prandaj përveç zërit, teksti është arma e tij për të arritur zemrat e publikut.
Te kënga "Unë jam si ti", siç e thashë edhe më sipër, teksti është gjithpërfshirës. Një nga vargjet e këngës, thotë: "Nga një zgjedhje ne bëjmë çdo ditë, por unë nuk zgjodha të jem i tillë", sepse për shumë gjëra tonat, nuk jemi ne që zgjedhim.
Kam mësuar se, kur ke qenë e vogël, babai kompozonte këngët e tua. E vërtetë është?
Babi ka punuar gjithë jetën në Radio Televizionin e Prishtinës, kurse tani është në pension. Ai ka qenë më së shumti i orientuar në muzikën popullore,
këngë e valle popullore, që i ka kompozuar vetë. Mes tyre ka pasur dhe këngë për fëmijë dhe ato i kam kënduar unë. (Buzëqesh)
Ke shumë fusha interesi. Muzika ç`vend zë midis tyre?
Unë jam tip energjik dhe kam nevojë që që disi ta kanalizojë energjinë time. Bëj punë të cilat i kam shumë përzemër, teksa muzika është ajo që përveçse më përmbush shpirtërisht,
kam arritur që shumë ndjenja të mia, qoftë personale qoftë dhe kolektive në Kosovë, t`i përfaqësojë përmes këngëve të mia.
Si arrini t'i alternoni punët tuaja si arkitekte dhe si artiste?
Ka shume vite që paralel shkojnë të dyja, me momente të caktuara prioritei për njërën apo tjetrën varësisht nga nevoja, por ka shumë pika kohezive kur ato ndërthuren njëra me tjetrën për të thënë dhe për të reflektuar më shumë në ndonjë çështje të caktuar.
Vlen ti përmend projektet si "Homazh për Prishtinën", një këngë dhe video që shpalos brengën për mungesën e dashurisë për qytetin e Prishtinës, i cili po shfytyrohet çdo ditë.
Pastaj projekti multimedial "Për ata që s'janë", i cili ishte përtej një kënge duke shpalosur gjithë brengën për personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, përmes një instalacioni me shenjues simbolik dhe metaforik për ta reflektuar çështjen nga dimensione të ndryshme.
Edhe mjedisi është një problematikë të cilën ti e ke prekur…
Po. Quhet "E dua këtë vend" një këngë dhe klip që shpalos Kosovën e gjelbër me të gjitha mrekullitë e saj natyrore, duke bërë thirrje për një vëmendje dhe përkushtim më të madh ndaj mjedisit ku jetojmë dhe të cilit i përkasim, me qëllim që të kemi çfarë ti lemë gjeneratave të reja që do vijnë.
Si ishte eksperienca e Biennales së Venecias ?
Me projektin multimedial me titull "Between the Two" isha pjesë e Biennales së 53-të të Venecias në 2009, projekt ky i cili reflekton mbi kontradiktat e urës si koncept dhe si element ndërlidhës, në një kontekst si qyteti i ndarë i Mitrovicës.
Aty ku ura humbet rolin e saj parësor dhe shëndërrohet në pikë legjitimimi, simbol ndarjeje dhe kufiri për dy etnitetet që jetojnë aty. Përmes simbolikës së elementeve të caktuara që reflektonin konditat e qytetit veri-jug,
hapësira e breglumit aktualisht e parë nga të dy komunitetet më shumë si kufi, simulohet përmes strategjive kulturore dhe të rigjenerimit, si një mundësi për ta rikthyer lumin psikologjikisht nga ideja e kufirit tek rrjedha e jetës.
Midis muzikës dhe arkitekturës, cila është ajo që të jep tepër kënaqësi?
Të dyja më japin knaqësinë e vet pasi për të dyja unë jap shumë nga vetja. Punoj shumë dhe i dua me sinqeritetin më të madh.
Po financiarisht cila të shpërblen më shumë?
Unë gjërat dhe proceset në jetë nuk i shoh dhe nuk i peshoj vetëm si shpërblim financiar…Nuk është se kam jetuar ndonjëherë nga muzika, por të paktën dikur kam gjeneruar aq sa projekti ta mbuloj projektin e rradhës.
Sot kjo bëhet edhe më e vështirë duke parë konditat shumë fluide dhe të paqëndrushme të një tregu muzikor shqiptar, i cili nuk ka një bazament të vërtet për vlerat. Por edhe profilizimi im gjithnjë e më shumë në fushën e
planifikimit urban si dhe angazhimi im në pozicione të rëndësishme publike, siç është drejtimi i Galerisë së Arteve të Kosovës dhe puna në Universitetin e Prishtinës, bëjnë që prezantimet e mia muzikore të mbeten gjithnjë e më shumë, vetëm pjesë e aktiviteteve televizive.
Sa e pengojnë ato njera tjetrën ?
Si frymë, si ide, si koncept nuk është se e pengojnë njëra tjetrën, përkundrazi. Por brenda meje personalisht kishte përplasje mes të dyjave në momente të caktuara, e sidomos pasi u ktheva nga studimet e mia pasuniversitare në Luven,
Belgjikë. Përgjegjësia e punës universitare dhe asaj si urbaniste bën çdo ditë e më shumë rrugëtimin tim kah profesioni im primar dhe filtrim maksimal të prezantimeve muzikore. Pastaj pengesat vijnë edhe nga konteksti kulturor ku përkasim.
Çdo të thotë kjo?
Duke qenë se njerëzit nuk duan të pranojnë dot që ti mund ti bëshë dy punë, dy gjëra me shumë përkushtim, dashuri dhe me sukses…Plus që duke qenë dhe femër pikëpyetjet dhe presionet bëhen më të mëdha për të minimimuzar njërën krah tjetrës në rrethana të caktuara.
Por unë, duke qenë se jam person që gjithnjë kam besuar në bindjet dhe përcaktimet e mia, me punë i kam mbijetuar të gjitha këto lloj sfidash.
Por sa e ndihmojnë?
Unë gjej veten të dyzuar tek secila. Çdo këngë ka strukturën, ka ritmin, kohën, emocionin. Ka harmoninë e vet. ashtu si edhe cdo qytet që ka strukturën, formën, ritmin, emocionet e tija të shtresuara ndër vite.
Ka aq shumë për t'u zbuluar dhe për ta ushqyer vetën në rrugëtimin dhe rrëfimet e reja midis të dyjave …Prandaj jam shumë e lumtur dhe e përmbushur nga të dyja.
Pse je ende beqare?
Sepse…
Në një dashuri mbahen mend më tepër momentet e bukura apo zhgënjimi?
Unë jam e prirur që jetës ti qasem pozitivisht e po ashtu edhe relacioneve, pavarësisht shumë zhgënjimeve që më kanë përcjellur deri tani. Jeta është shumë më e bukur dhe ka kuptim kur mendon e kujton momentet e bukura dhe kur bënë gjëra të bukura.
Çfarë do ta bënte një dashuri perfekte dhe a ekziston ajo?
Dashuri perfekte nuk ka, por perfeksioni mbështjell një dashuri atëherë kur e adhurojmë dhe e dashurojmë personin tjetër me gjithë anët e mira dhe të këqija që ka. Atëherë dashurojmë sinqerisht.
Është më mirë të dashurosh me mendje apo me shpirt?
Si është më mirë nuk e di, por unë dashurojë me gjithë shpirtin. Po të ishte me mendje sigurisht se nuk do isha singël. (qesh)
Tek një djalë çfarë është që të shkakton një reagim emotiv të menjëhershëm?
Se kam menduar dhe përcaktuar ndonjëherë. Unë jam natyrë spontane dhe zakonisht është një energji që të mbështjell një moment të caktuar në relacion me tjetrin.
Shumë këngëtare këtë kohë sapo kanë lindur apo janë në pritje. Ti e mendon një fëmijë?
Mendoj që të gjithë në jetë kanë orën e vet. Çdo gjë ka kohën dhe momentin e vet tek secili nga ne.
Është e domosdoshme martesa për të patur një fëmijë?
Jo patjetër.

(Revista Shqip)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 1