TEKSTESHQIP

Eliza Hoxha, Me Surpriza Dhe Jo Vetëm Në Muzikë

9-9-2012
Eliza Hoxha, Me Surpriza Dhe Jo Vetëm Në Muzikë
Eliza Hoxha eshte nje emer i mirenjohur ne skenen e muzikes shqiptare. Sa here qe ajo ngjitet ne skene dhuron emocione te veçanta, si me zerin ashtu edhe me imazhin e saj. Eshte nder ato kengetare qe megjithese ka nje profesion te saj, pasioni per muziken i gjithe edhe ne skene. Ne nje interviste per gazeten "Koha jone", Eliza rrefen se si ka qene ky sezon veror per te dhe çfare do te sjelle per fansat e saj te shumte. Ndersa, sa i perket mashkullit te saj ideal, ajo me nenqeshje thote se nuk ka mashkull ideal, por ajo do te ndihej mire me njeri qe do te ndihej mire me veten e tij, ne menyre qe mos e pengonte ambicia dhe personaliteti i forte i kengetares. Per te mesuar me shume rreth kengetares Eliza Hoxha lexoni intervisten e dhene.

Tashme sezoni veror po mbyllet, si ishte ky sezon per ju?

Stina e veres eshte nje nder sezonet me aktive per te gjithe kengetaret. Edhe per mua ka qene e tille, pra nje sezon aktiv dhe me shume te reja…

Çfare kishte ndryshe nga vitet e tjera?

Po kete vere kam udhetuar shume, pasi kam qene ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes pothuajse gjate gjithe stines se veres, ne nje program per lidership – "diplomaci dhe demokraci"…

Kenga juaj e fundit si po pritet nga fansat tuaj?

Nuk mund te flas me siguri, sepse nuk i bej une sondazhet …Por nje lloj testimi eshte edhe numri i klikimeve qe kenga ka marre ne internet dhe pikerisht nga keto te fundit mund te them se kenga po pritet mire dhe po pelqehet.

A do te jeni pjese e festimeve te 100-vjetorit te Pavaresise, çfare projektesh keni?

Por ende nuk kam nje projekt konkret dhe per kete arsye mund te jap nje pergjigje paksa te thate, thjesht nuk e di… Sigurisht, nese do te me ofrohet ndonje material i bukur, une do te marr pjese me shume kenaqesi.

Ju jeni edhe aktiviste e mirembajtjes se qytetit tuaj, diçka jo shume e zakonshme kjo per nje artiste. Si ka lindur kjo iniciative?

Mund te them se nuk ka shume rendesi se çfare je, pasi e para eshte obligim qytetar ndersa sa i perket iniciatives, eshte nisur, sepse une punoj ne fushen e zhvillimit urban dhe natyrisht qe eshte pjese edhe e pergjegjesise profesionale.

A do t'ju shohim si pjesemarrese ne festivalet e ndryshme qe organizohen?

Sa i perket muzikes, une asnjehere nuk i them jo propozimeve qe me vijne. Ende nuk kam nje krijim, me te cilin do te mund te beja nje paraqitje ashtu siç dua une. Per kete edhe ngurroj pak per te kthyer nje pergjigje te sakte sa i perket pyetjes suaj. Nuk e di, ende…

Cili eshte personi me i rendesishem ne jeten tuaj ne keto momente?

Mund te them se jam me shume fat pasi ne jeten time kam me shume se nje person te rendesishem, te cilet ma pasurojne jeten dhe ma bejne edhe me te bukur ate…

Ju pame qe ndryshuat look-un per pak kohe, nderkaq po ktheheni prape bionde?

(Qesh) U ktheva natyrshem ne bionde, pasi duke qene se une ndryshova look-un, ne nje periudhe kur isha shume bionde ngjyra qe i vura siper me kalimin e kohes me doli, floket e mi po behen perseri bionde.

Cila stine e vitit ju pelqen me shume dhe pse?

Pranvera, eshte nje fillim serish dhe gjithçka lulezon… Eshte nje nga periudhat me te bukura te vitit, ku bashke me natyren te duket se ringjallesh edhe ti.

Çfare nuk mungon asnjehere ne çanten tuaj?

Duke qene se une kam nje profesion timin, qe besoj se e dine te gjithe se eshte i ndryshem nga ai i kengetares dhe qe e ushtroj perdite, ne çanten time nuk mungon kurre nje laps dhe nje bllok shenimesh.

Cili eshte libri qe keni lexuar kohet e fundit?

Po une shpesh kam deshire dhe te rilexoj. Pikerisht ne kete periudhe kam rilexuar librin "Republika " e Platonit… Megjithese e kisha lexuar para shume vitesh m'u duk shume ndryshe nga leximi i pare… Ndoshta pikerisht per kete me pelqen qe t'i rilexoj librat, pasi me kalimin e viteve edhe t'i rritesh dhe i lexon me nje tjeter pjekuri intelektuale.

Çfare sakrifice do te ishit e gatshme te benit per dashurine?

Kur dashuron, edhe sakrificat vijne natyrshem… Nuk eshte e thene se duhet t'i mendojme ato, te prononcohemi se çfare jemi ne gjendje te bejme, pasi varet nga momenti, ne te cilin ndodhesh dhe nga rrethanat.

E keni menduar ndonjehere se ka ardhur momenti qe te krijoni familje, apo me e rendesishme eshte karriera ne keto momente?

Martesa dhe karriera mund te rrine shume mire me njera-tjetren… Nuk e di pse njerezit i mendojne se duhet lene njera per te realizuar tjetren apo se eshte njera me e rendesishme se tjetra… Ndryshimi eshte ketu qe karrieren mund ta besh e vetme, nderkaq per martesen duhet te jesh dy.

Çfare cilesisht duket te kete mashkulli juaj ideal?

"Ideal" (qesh)…nuk ka… Thjesht duhet te jete mire me veten e tij se pari, ne menyre qe ambicia dhe personaliteti im te mos e pengoje…

Çfare surprizash do te sillni per publikun ne kete sezon te ri?

Do te kete gjera te reja gjithsesi, ne muzike dhe pertej…
(Pergatiti Yllka Selita Koha Jone)

Komente 0