TEKSTESHQIP

Eliza Hoxha: Nuk Mund Të Jetoj Pa...

25-5-2013
Eliza Hoxha: Nuk Mund Të Jetoj Pa...
Nese do te citonim nje nga sendet e domosdoshme femerore pa dyshim qe ne mendje na vjen canta, pa te cilen cdo femer do ta kishte te veshtire te dilte nga shtepia. Ne rastin e Elizes, aksesori "cante" merr nje rendesi te vecante! Sipas vendit dhe kuvendi! Keshtu, ne varesi te angazhimeve, pasioni per te eshte i papershkrueshem. Kengetarja njihet per nje paraqitje skenike dhe stil te vecante e te kuruar deri ne detajet me te vogla, te cilat pa dyshim jane jo vetem rezultat i suksesit artistik, por edhe i formimit profesional ne fushen e arkitektures, per te cilen investon pasionin dhe dashurine per punen.
Canta
Ka rendesi forma, ngjyra, madhesia, sipas sezoneve apo trendeve. Nese do te jete nje dite e ngarkuar me pune ne terren apo ne fakultet, canta eshte sportive dhe me nje madhesi te konsiderueshme per te bere te mundur qe gjithcka kam me vete, libra, dokumente dhe sende te tjera te jene lirshem aty brenda. Daljeve ne mbremje i kushtoj rendesi te vecante permes cantave elegante dhe te vogla. Aksesori "cante" eshte nje pasion, pa lejuar renien pre e markave. Mjafton te jene te bukura dhe ne varesi te funksionit qe do te perdoren.
Syzet e diellit
Nuk mungojne kurre, per me teper jo vetem nje pale. Koleksioniste per nga numri i tyre. Mbaj gjithnje me vete dy pale syze dielli, te cilat i nderroj ne varesi te veshjeve. Nese jam e veshur sport, preferoj t'i kem te firmave "Police" apo "Reyban" dhe nese rasti e do te jem me veshje elegante, ato jane syze te medha te markes "Prada" apo "Dolce Gabana". Syzet optike jane po ashtu pjese e cantes, me ngjyre dhe forme te ndryshme, gjithnje ne pershtatje te veshjes ditore.
Bllok shenimesh
Te qenit artiste jo vetem ne skene si kengetare, por me shume se kaq, me identifikojne si arkitekte ne profesion, ma bejne te nevojshem regjistrimin e ketyre angazhimeve. Ato jane te shumta, ditore, ndaj dhe pa bllokun e shenimeve do ta kisha te veshtire organizimin e gjithckaje.
Celulari
Ne ditet e sotme do te ishte e pamundur te konceptohej jeta pa telefonin celular me vete. Nuk jam maniake e teknologjise, dhe produktet e ketij lloji i mbaj derisa teknikisht i ka ardhur koha per t'u ripertrire. Jam shume e kenaqur per telefonin "Nokia E72", per aq kohe sa ai m'i zgjidh punet. Megjithate, nuk do ta imagjinoja si do te ishte nje dite nga jeta ime pa telefonin apo syzet me vete.
(elona kormaku/revista psikologji)

Komente 0