>
BIOSHQIP

Elsa Lila: Evitës I Pëlqen Muzika

12-08-2012
Evita e vogël duket se po ecën që tani në hapat e nënës së saj. Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka postuar në faqen e saj në Facebook disa foto me të bijën, Evitën, ku kjo e fundit shfaqet e ulur mbi një piano, me partitura në duar. Fotot nënë e bijë, të realizuara nga fotografi Artan Korenica, janë mjaft tërheqëse, ndërsa Elsa duket se ka dashur t'ua bëjë dhuratë miqve dhe fansave të saj në Facebook.

Këngëtarja e dashur për shumë shqiptarë për zërin e saj të ngrohtë jeton prej kohësh mes Italisë dhe Madagaskarit. Më 8 mars të vitit 2011 ajo solli në jetë vajzën e saj, Evitën, fryt i një marrëdhënieje dashurie me Alessandron, zhytësin profesionist që Elsa e njohu në një udhëtim të sajin në Madagaskar.

Që prej lindjes së vajzës, Elsa Lila i ka munguar skenës shqiptare, por jo miqve dhe fansave të saj, me të cilët mban kontakte dhe i update-on me të rejat nga jeta e saj dhe e vajzës në Facebook.
(Gazeta Mapo)

Elsa Lila: Evitës I Pëlqen Muzika