>
BIOSHQIP

Elsa Lila, Videomesazh Për Edi Ramën

15-11-2013
Ish-grevistja e urisë, këngëtarja Elsa Lila, i bën thirrje publike Kryeministrit Rama që të dëgjojë zërin e qytetarëve. Në një video-mesazh të hedhur në “You tube”, Elsa Lila, që disa vjet më parë mori pjesë në grevën e urisë së opozitës socialiste, thotë se vendi ka nevojë për shpresë dhe lule, dhe jo për helmet e Sirisë. “Besoj se vendi im ka nevojë për shpresë, jo për frikë. Shqipëria ime ka nevojë për lule që të mbillen, jo për farën e helmit.

Duhet mbrojtur arti i jetës, dhe jo i vdekjes. Unë uroj që kësaj here ju të gjeni forcën dhe të lini mënjanë interesin ekonomik dhe politik dhe të përqafoni thirrjen e të gjithë shqiptarëve: Jo, nuk i duam armët kimike në Shqipëri”, thuhet në mesazhin e këngëtares. Lila është njohur si një nga mbështetëset e Kryeministrit Rama. Madje ajo është shfaqur pranë tij edhe gjatë fushatës së fundit zgjedhore.
(Panorama)