Elsa Lila Në Jurinë E X-Factor?
1-6-2013

Këto janë thashethemet që qarkullojnë për këngëtaren e njohur Elsa Lila. Sipas burimeve jo zyrtare kemi mësuar se Elsa Lila është në bisedime e sipër për të qenë pjesë e jurisë kryesore në sezonin e ri të X-Factor.

Marrëveshja ende nuk është finalizuar, por ne kemi mësuar se këngëtarja ka qenë në Tiranë ku ka biseduar me producenten Grabocka dhe nëse Elsa do të pranojë, atëherë ajo do të jetë më afër publikut shqiptar, madje duke punuar dhe duke dhënë eksperiencën e saj këngëtarëve të rinj.

Elsa Lila prej disa vitesh i mungon skenave të muzikës, sidomos pasi u bë nëna e një vajzë. Jeta e saj së fundmi duket komplet e shkëputur nga muzika dhe arti. Urojmë që ky lajm për këngëtaren e njohur të jetë i vërtetë dhe Elsa të kthehet tek publiku i saj.
(shqiptarja)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0