Elsa Lila, Videomesazh Për Edi Ramën
15-11-2013
Ish-grevistja e urisë, këngëtarja Elsa Lila, i bën thirrje publike Kryeministrit Rama që të dëgjojë zërin e qytetarëve. Në një video-mesazh të hedhur në "You tube", Elsa Lila, që disa vjet më parë mori pjesë në grevën e urisë së opozitës socialiste, thotë se vendi ka nevojë për shpresë dhe lule, dhe jo për helmet e Sirisë. "Besoj se vendi im ka nevojë për shpresë, jo për frikë. Shqipëria ime ka nevojë për lule që të mbillen, jo për farën e helmit.
Duhet mbrojtur arti i jetës, dhe jo i vdekjes. Unë uroj që kësaj here ju të gjeni forcën dhe të lini mënjanë interesin ekonomik dhe politik dhe të përqafoni thirrjen e të gjithë shqiptarëve: Jo, nuk i duam armët kimike në Shqipëri", thuhet në mesazhin e këngëtares. Lila është njohur si një nga mbështetëset e Kryeministrit Rama. Madje ajo është shfaqur pranë tij edhe gjatë fushatës së fundit zgjedhore.

(Panorama)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0