TEKSTESHQIP

Elton Deda
Qytet I Vjeter
Lyrics

Ndjehem i vrarë
Rënkon trupi im dhe i vajzës
Që e kam pranë
Që pranë e kam...

Ti hënë e zbehtë
Ngrohi këmbët e mia të zbathura
Që ecin vetëm drejt
…ato pa adresë

Ku je ti, vajzë
Me qytetin ishim shokë
Humbëm gjithçka që deshëm
Ajo nuk kthehet tek ne

Në ecjen tënde
gjithçka sot m'u duk e zbrazët.
Qeshën me ty frikacakët
dhe ata që baltë mbi ne hodhën.

Dhe sot…
E vetme je ti perballë meje
E vrarë është ëndrra
Ndaj sytë e tu përgjumjen se duan

(refren)
Ata që flenë me zërin tonë
Pranë do na kenë
Në këtë qytet të vjetër
Ku jeta tashmë lind

Larg do të shkojmë, ndoshta jo shumë
Zemrën e lamë te ky vend ku une dhe ti
U deshëm shumë dhe deri larg
…në harrim
------------

Lotët u derdhën...
Mbi faqen tënde të brishtë
Ku koha gjurmë ka lënë
Ato i shoh

Me flokët luaj unë
Ndoshta tani më i qetë se më parë
Si në ëndërr
...ishim të dy

Ku je ti, vajzë
Me qytetin ishim shokë
Humbëm gjithçka që deshëm
Ajo nuk kthehet te ne

Në ecjen tënde
gjithçka sot m'u duk e zbrazët.
Qeshën me ty frikacakët
dhe ata që baltë mbi ne hodhën.

Dhe sot…
E vetme je ti perballë meje
E vrarë është ëndrra
Ndaj sytë e tu përgjumjen se duan

DËRGOI: